Basha tregon nga e merr frymëzimin për fushatën, nuk u ndahet telenovelave: Në katër vjet qeverisje këta bënë Ezelin!

6 Qershor 2017, 11:52Politika TEMA

Nga Tirana, lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me fushatën elektorale, duke i dhënë disa tone ironie… përmes telenovelave.

Basha është shprehur se në 4 vite qeverisje, Rama ka inskenuar telenovelën e famshme “Ezel”.

“Zyrtarët që abuzojnë me funksionin e tyre kanë më shumë shans të shkojnë në burg sesa të përfundojnë në parlament. Më 18 maj, Republika e vjetër firmosi kapitullimin e saj kushtetues.

Deri më sot politikanët kanë patur në dorë fatet e qytetarëve, por në Republikën e Re do të jetë e kundërta.

4 vjet Ezel kanë bërë apoi jo? 4 vjet telenovelë kanë bërë! Këta bënin Ezelin nga mëngjesi deri në darkë, u takuan apo su takuan, u puthën apo jo… kjo është politika e Republikës së Vjetër, e cila bën politikë të tillë vetëm e vetëm për të hequr nga vëmendja problemin kryesor, që është ekonomia!

Ky kryeministër nuk hapi asnjë vend pune por çoi në emigrim mijëra shqiptarë… prandaj në fushatë e ka imperativë që të mos flasë për ekonominë, punësimin…!”-tha Basha.

1 komente në “Basha tregon nga e merr frymëzimin për fushatën, nuk u ndahet telenovelave: Në katër vjet qeverisje këta bënë Ezelin!”

  1. timo says:

    Ty ,” atin” tënd Berisha dhe Republikën tuaj të vjetër,Edi Rama i rëzoi në 2013-tën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje