Edi Rama në Tropojë, lavde për kryetarin demokrat: Nuk është si Voltana dhe ai i Pogradecit (dhe thumbon Berishën)

6 Qershor 2017, 12:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë.

Gjatë fjalimit që ka mbajur para mbështetësve socialist, Rama ka vlerësuar kryetarin demokrat të bashkisë, Besnik Dushaj.

Ne do ta mbështesim Tropojën me sa të kemi mundësi.

Kryetarin e Bashkisë e kanë zgjedhur qytetarët e Tropojës dhe neve na kanë zgjedhur shqiptarët.

Ne nuk e paragjykojmë Tropojën, as kryetarin e saj.

Ai nuk është si Ademi dhe Kapri që flënë gjumë. Unë them kaq.

Kryetari i Bashkisë ka bërë gjithë këto punë këtu. Ka patur mbështetjen tonë se ka aplikuar për projekte.

Ai nuk tund flamurin e partisë në zyrë ndaj unë e kam mbështetur edhe personalisht.

Po votuat Lulin e morët në qafë kryebashkiakun”, tha Rama.

Më pas, kaloi tek Sali Berisha, të cilin e ka krahasoi me veten, për punët që kanë bërë për Tropojën.

“Për Tropojën, unë me Saliun, jam si Reali me Kukësin. Edhe Kukësi nuk është ekip i keq, por nuk krahasohet me Realin” u shpreh Rama duke marrë si shembull ekipet e futbollit për ta bërë më të lehtë krahasimin.

Kryeministri vazhdoi më tej, duke thënë si i dha mundësinë Partisë Demokratike të përfshihej në zgjedhje.

“Edhe tani jemi në një fazë që demokratëve ia kemi dhënë shansin të futen në zgjedhje.

Kush jua shpëtoi Lulin? Kush jua nxorri partinë nga çadra?

Kush jua dha demokratëve mundësinë të shkoni në votim? Jua dhamë ne!” u shpreh Edi Rama

4 komente në “Edi Rama në Tropojë, lavde për kryetarin demokrat: Nuk është si Voltana dhe ai i Pogradecit (dhe thumbon Berishën)”

  1. TOPLECI says:

    I nderuar K/Redaktori dhe drejtori gazetes me serioze dhe shume e pelqyer MERO BAZE jami moshuar 75 v dhe ju deklaroj se vetem G.TEMA kam laxuar me kenaqesi me te kam mrijuar edhe nje koleksion modest sidomos artikujt kryesore dhe qe i kam pelqyer ne vecanti editorialet tuaja i kam te gjitha.Kam rreth 2 vjet djemte me blene nje Lap-top (si duket harxhoja shume per gazete) me veshtiresi po e perdor dhe nu le gje pa lexuar nga Tema jam bere edhe shok.Po pse po ju shkruaj nuk trajtohem mire nga stafi qe perpunon komentet me nje here me vjen rreagimi “shkrimi i perseritur” kjo ga ndodhur shume shpesh perhera gati duke me indinjuar pa mase.Z.Maro me quajne Fari dhe JO Fahri icili thuhet se eshte nga Mokra por ai nuk ka jetuar asnje dite nemoker pas fillores dhe mokra e ka rrefuzouar 2 here si kand. per deputet dhe tani edhe te birin une e njoh mire mokren kam punuar 15 vite atje e thashe kete se mos me merrni te tille qe ju cdo dite i nxirrni te pa larat FahriutQe me suguri po te shikosh gjendjen civile ai nuk e ka emrin Fahri por fari e ka bere thjesht per tu duhur. fahri perdoret ne Shkoder e Kosove.Kerkoj rreagimin tuaj zoti Mero dhe ne se eshte e mundur te lidhemi pasi kam shume ide dhe materiale qe kane te bejne me miliona Dollare dhe mijra punesime kerkoj te me degjosh kur te vish ne Pogradec me siguri do kenaqesh me ato qe do degjosh mos me quaj te lijtur nga mendja.Te lutem edhe nje here mos mi blloko komentet.Pres pergjigje per te filluar prap te komentoj ne gazeten tuaj te nderuar.

  2. TOPLECI says:

    Ju lutem pse nuk rreagoni per ate qe ju dergova ju komentues qe vazhdimisht me rrefuzoni cfare kini pse se kam emrin FAHRI B?

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk ka rendesi si e ka emrin,me h apo pa h , nuk jemi fajtor,emrin ta vendosin pa te marre leje !
    F.Balliu duhet respektuar si opozitar,panvarsisht se gazeta e tij 55,ka marre persiper te jete aportolanti i PD-s.
    Po te mos ishte F.Balliu.com nuk mund te fitonte PS.
    Sa per ato ” idet” ekonomike,mendoj se duhet ti perdoresh per familjen dhe te afermit e tu,me vone mendo per Meron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje