FOTOT/ Sulmi në Londër, bëhen të ditur emrat dhe fotot e tre terroristëve

6 Qershor 2017, 13:58Bota TEMA
FOTOT/ Sulmi në Londër, bëhen të ditur emrat dhe fotot e tre

Policia britanike ka shpërndarë të dhënat e tre terroristëvë që shkaktuan masakrën e së shtunës në Londër ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Bëhet fjalë për Khuram Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba.

Butt ishte 27 vjeç dhe sipas investiguesve ishte drejtuesi i celulës. Me origjinë nga Pakistani ai ishte shfaqur në një dokumentar për fondamentalistët islamik të lidhur me Anjem Choudary, një predikues i cili është në burg. Ndërsa Redouane ishte 30 vjeç dhe kishte dy kombësi, maroken dhe libian.

Ndërkaq Youssef Zaghba ishte 22 vjeç dhe një vit më parë konkretisht në muajin në mars ishte arrestuar në Aeroportin e Bolonjës në Itali pasi u përpoq të udhëtonte në Siri nëpërmjet Turqisë

Youssef  jetonte në lindje të Londrës dhe ka një baba me kombësi morokene dhe një nënë italiane.

Sipas The Guardian vetëm muajin e kaluar Rachid Redouane ishte parë në lindje të Londrës teksa bënte fushatë kundër marrjes pjesë të myslimanëve në zgjedhjet politike të 8 qershorit. Familja e tij është me origjinë nga Jhelum një qytezë në Pakistan. Mendohet që 27 vjeçari ishte rritur në Britaninë e madhe dhe ishte një tifoz i Arsenal, ishte pikërisht ai terroristi që mbante bluzën e skuadrës së futbollit natën e sulmit.

Për Redouane thuhet gjithashtu se deklaronte se ishte me origjinë nga Maroku dhe Libia. Është pikërisht ai që shfaqet (së bashku me njeriun e tretë, emri i të cilët akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet) në një dokumentar të xhiruar pak kohë më parë nga Channel 4, i titulluar “xhihadisti i portës ngjitur’.

Ai shfaqet në mes të Regent’s Park, teksa predikonte kundër homoseksualëve, alkoolit dhe ku predikimi i tij ndërpritet nga një agjent policie.

1 komente në “FOTOT/ Sulmi në Londër, bëhen të ditur emrat dhe fotot e tre terroristëve”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    ai ne foto 1 dhe 6 duket sikur i ka pjelle Fahri Bahriu birazer me gyzel/kandidatin e PD-se……………una rraza una facia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje