Hysaj: Cikli nuk ka përfunduar. E ardhmja? Do qëndroj tek Napoli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria kërkon të ringrihet pas kolapsit në Luksemburg. Duke nisur nga sfida kualifikuese në Izrael, me Elseid Hysajn që pranon se pavarësisht shijes së hidhur që ka lënë humbja, Kombëtarja është e bashkuar dhe atmosfera mbetet e mirë.

“Është një moment i keq por këto gjëra ndodhin në futboll dhe duhet ti kalojmë. Kjo ndeshje e humbur në Luksemburg na ka vrarë më tepër se zakonisht. Tani duhet të kthehemi të jemi një grup fantastik, të qëndrojmë bashkë dhe të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Atmosfera në skuadër? Jemi grup fantastik, jemi të gjithë të bashkuar. Jemi gati të tregojmë vlerat tona në Izrael dhe duam të tregojmë se gabojnë ata që grupi është përçarë. Ne kemi qenë së bashku dhe të qeshur. Duhet ti rregullojmë gabimet që kemi bërë prej ndeshjes me Izraelin. Po luajmë mirë, por kur nuk fiton loja e mirë nuk shërben shumë. Por, duhet të krijojmë një lojë dhe një taktikë të tonën.”

Sipas yllit kuqezi, ambicia e lojtarëve mbetet të përsërisin kualifikimin historik në Kampionatin Europian. Hysaj nuk pranon të flitet për fundin e një cikli në Kombëtare, ndërsa hedh poshtë mundësinë e largimit të trajnerit De Biasi pas ndeshjes në Izrael.

“Trajneri e ka bërë punën e tij, por edhe ne e kemi bërë punën tonë. Tashmë të gjithë bashkë duhet ti tregojmë botës se kush jemi edhe të fitojmë. Të gjithë kemi ambicie, pas Europianit të gjithë do të dëshironim të shkonim në Rusi. Duhet të mendojmë për të ardhmen për një tjetër kualifikim. Fundi i ciklit në Kombëtare? Kjo është fjalë shumë e madhe, sepse fundi i një cikli do të thotë fundi i një skuadre. Ne jemi ende këtu, kemi shumë lojtarë të rinj. Besoj që cikli nuk ka mbaruar, por sapo ka nisur. Mediat italiane De Biasi ikën pas Izraelit? Nuk i lexoj këto lajme. Në Itali flitet shumë për këdo, për futbollistët. Për mua thanë që do të ikja te Barcelona, por nuk është e vërtetë. Nëse do të largohej trajneri do të na e thoshte, por ai nuk na ka thënë gjë dhe nuk besoj se është e vërtetë.”

Objektivi në duelin e 11 Qershorit në Haifa është fitorja, për ta mbyllur të qetë sezonin futbollistik, ndërsa fakti se cili do të jetë kapiten për Hysajn nuk përbën çështje.

“Për mua është finalja e vitit. Sepse pas fundit të kampionatit, mbyllet edhe sezoni. Dëshiroj ta mbyll me një fitore për ta mbyllur të qetë dhe të gëzuar. Kam besim te skuadra, te vetja te trajneri dhe të të gjithë. Do të shkojmë për fitore në Izrael dhe pas ndeshjes do të flasim sërish. Cili do të jetë kapiten? Shiriti nuk është problem. Kushdo që ta ketë… Thjesht duhet të hyjmë në fushë dhe të japim 100 për qind. Po flitet shumë për atë shirit kapiteni, por shiriti i vërtetë është fitorja.”

Nga Kombëtarja tek e ardhmja në klub, me mbrojtësin e djathtë që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm te Napoli, ku kërkon të fitojë trofe.

“A do të qëndrojë Hysaj te Napoli? Besoj që po. Gjendem shumë mirë aty. tifozët janë fantastikë, qyteti është shumë i bukur. Besoj që do të qëndroj, me shpresën se do të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm dhe më pas do të flasim sërish.”

Nga Stambolli, Elseid Hysaj kishte edhe një dedikim special.

“Kam një dedikim: një vit fejesë dhe dua ta uroj bashkëshorten time, meqënëse jemi larg.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *