Ilir Meta: Rama iu ktheu kurrizin socialistëve, ai ka një sëmundje të pashërueshme, që është mosmirënjohja

6 Qershor 2017, 22:07Politika TEMA

Kreu i Kuvendit dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta është i ftuar në emisionin “ Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, nga ku ka bere akuza te forta ndaj kryeministrit Rama dhe liderit te opozites Basha. Nder te tjera Meta tha se Rama ka nje problem, “i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme”.

Meta deklarata tjetër “LSI kërkon që një dorë ta mbajë në timon dhe një tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”…

E para, një herë ai përfaqëson një ish-parti të madhe dhe për këtë duhet të jetë i sigurt dhe përgjigjen do ta marrë më 25 qershor dhe Rilindja e tij nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistët.

Mbasi u ktheu kurrizin dhe promovoi dhe favorizoi, që nga vendet në qeveri, edhe në kundërshtim me këshillën time kur u krijua qeveria në vitin 2013, ku i kam thënë të ruajë balancat midis figurave politike dhe figurave të reja që kërkonte t’i promovonte.

Mbasi u ktheu kurrizin socialistëve për katër vjet, tani po përpiqet t’i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI-ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohet për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme.

Kështu që socialistët nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen.

Kjo është një deklaratë shumë e fortë z. Meta….

Kjo është një deklaratë shumë e vërtetë dhe ne duhet të kemi përgjegjësinë në një moment të tillë të rëndësishëm për vendin të mos lejojmë asnjë aventurier të rrezikojë të ardhmen e Shqipërisë.

Po ju pse bëni koalicion me të, se po më habisni?

Nuk më duket se ka koalicion në këtë rast. Çdo parti konkurron më vete. Tani situata është e këtyre përmasave, ku padyshim secili duhet të thotë mendimin e tij.

Kur i dini këto si mund të bëni koalicion me një njeri që ka mosmirënjohje?

Për fat të mirë nuk kam ndërmend të bëj koalicion me njeri, sepse unë nuk jam as anëtar i kryesisë së LSI-së. Këtë pyetje mund t’ia bëni Petrit Vasilit nëse ka ndërmend të bëjë koalicion apo jo.

12 komente në “Ilir Meta: Rama iu ktheu kurrizin socialistëve, ai ka një sëmundje të pashërueshme, që është mosmirënjohja”

  1. REZI says:

    Palo njeri, palo president, palo politikan që për interesa të ngushta është mosmirënjohës.
    Ndaj Ramës dhe të gjithë të tjerëve që e bënë politikan pa bërë asnjë ditë punë.

  2. ledi says:

    Po përse po leh ky, kur nuk duhet të mbajë anën e askujt (si president i zgjedhur) dhe duhet të dalë mbi palët me dashuri e mirkuptim, si dhe kur deklaron që timonin e partisë së tij ja ka lënë tjetër kujt, a se harrova po lufton për partinë e gruas, apo ka hall për pisllëqet e bëra nga bashkëpuntorët në partinë familjare.

  3. Ervini says:

    Po pse nuk e refuzon Presidencen meqenese u zgjodhe me votat e mosmirenjohjes?!

  4. shaqo says:

    O fshatar, dole ne origjine, te eshte ngushtuar laku se edhe presidentet denohen. Mos e rruaj fare prapa shpine e ke o coban dhish. Te shpetoje njehere e mire Shqipera nga ty e nga sojsorollopi yt i peshtire.

  5. Los Vjerda says:

    Meta “mirenjohes” per PSne dhe PDne ne 8 vjet. Ja futi se pari Partise Socialiste duke bere aleance me Berishen dhe se dyti ne zgjedhjet e fundit ja futi Partise Demokratike duke bere aleance me Ramen. Tashti i erdhe radha PSse se Edi Rames dhe mire po ia ben. Me ngrene m** eshte me e lehta shoku Ilir Meta.

  6. Aleksander says:

    Mos harro qe je president o gomari i Skraparit !-Shume po e humb ekuilibrin!-Ku vajten “QETESIA dhe DASHURIA” ?!-Duket qe po e ndjen lakun te te mblidhet !

  7. Besua says:

    Po mor pede po a ka me buk shkalur se ty por keto jan klithmat e fundit mos u merzit erdhi dita ti bashkohesh familjes tende te dashur berisha se keni ber disa burgje te bukur ju dhe ti provoni njeher dhe ateher Shqipetaret do festojne se meritojne kete Ike like bashke me plakun mere ua vuri majen ai gjati dhe me pas te vijne tejerat ska me gjum per hajdutet dhe kriminelet si ti dhe baba jot e bashke me ate rrospin tende

  8. sherifi says:

    Akoma ky me kto mentalitete, qe nese te jap nje pune apo nje karrike dua 200 vota dhe kjo e ka ndjekur kte vend qysh njezet e kusur vitesh,qe ne cdo kater vjete,nderroheshin edhe pastrueset dhe shoferet neper institucionet shteterore, nuk kerkon kte mileti nga qeveria o z.Ilir,se neper administrata nuk jane dy milion veta,mileti kerkon nga qeveria te shtroi infrastrukturen ne cdo cep te vendit,te hapi perspektiven qe njerezit te krijoin vete dhe te mos ken pengesa,te thithi invensitore te huaji dhe me akte nenligjore te inkurajoi edhe invesitoret vendas, ne boten perendimore levizin vetem personat politik dhe jo gjith punonjesit si bagetit.

  9. emer says:

    Fshatari i Skraparit! Jane principet ato qe percaktojne vlerat, jo mirenjohjet/mosmirenjohjet personale
    Principet jane universale , ndersa mirenjohjet /mosmirenjohjet jane moral mafiozesh mor hajdut i peshtire

  10. emilio says:

    H..A..J..D..U..T

  11. likefloriri says:

    Me te verete i harroi socialistat sepse i kerkoje ti te punesoje hajdutet e tu,gjithe fshataret injorant qe kane zbrit nga xhunglat e skraparit na u bene me zyra(nga polic e spiune ne kohen e enverit).
    LLoj lloj injoranti qe nuk di shkrime kendim vetem se jane antar te leshelise na jane bere drejtore kudo dhe jane punesuar qe nga parlamentei skraparlinj pastrusa …e kudo qe te shkosh gjen vetem skraparlinj.
    Keni kaq vjet vidh me te djathten,e vidh me te majten dhe tani na dilni te virgjer se vjedhjet dhe shkatrrimet e mjerimin e kane bere qeverit ku ju keni qene paterice…….

  12. Faro says:

    Nese eshte treguar mirenjohes me Shqiperine eShqiptaret, me rreforma, nuk ka asnje rendesi nese eshte treguar mosmirnjohes me interesat e nje individi apo te familjes se tij. Aq me shume kur keto interesa bien ndesh me int. e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje