Kombëtarja nis stërvitjen në Stamboll

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me kompletimin e organikës me Hykën dhe Llullakun, rikthehet edhe buzëqeshja në kampin kuqezi, pas asaj disfate të hidhur në mirësoren me Luksemburgun.

Trajneri Gianni De Biasi, në minutat e para të kësaj seance stërvitore të zhvilluar në Stamboll, gjeti momentin edhe për ndonjë batutë me kuqezinjtë, tek të cilët pret një reagim të menjëhershëm në eliminatoren më Izraelin, sfidë kjo shumë e rëndësishme për vendin e tretë në këtë fushatë të eliminatores.

Ne fakt, stafi teknik dhe futbollistët kanë zhvilluar një mbledhje gjatë paradites, duke analizuar me më shumë qetësi atë që ndodhi në Luksemburg dhe sigurisht për të gjetur motivimin e duhur për ndeshjen e radhës.

Kamera e SuperSport, sipas rregullave të vendosura nga trajneri ka mundur të filmojë vetëm gjatë 15 minutave të para, ku përgjithësisht u zhvilluan ushtrimet e nxemjes.

De Biasi më pas i ka kushtuar vëmendjen kryesore ushtrimeve taktike, sidomos vendosjes së skuadrës në fushë dhe daljes me shpëjtësi e saktësi në sulm në fuknsion të përballjes me Izraelin.

Gjatë ditëve në vazhdim deri të premten janë programuar dy seanca stërvitore në ditë, për t’i dhënë ngarkesën e duhur fizike skuadrës, e cila duhet të jetë në maksimumin e saj në përballjen e së dielës./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *