Kosova luan në Shkodër, Bunjaku përgatit ekipin ndaj Turqisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar përgatitjet e saj për ndeshjen zyrtare kundër Turqisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, që do të zhvillojë në Shkodër ditën e dielë.

Seanca e parë stërvitore ka pasur si synim kryesor, gjendjen e lojtarëve nga stafi teknik dhe mjekësor, pasi futbollistët vijnë nga kampionatet e tyre respektive dhe me një ngarkesë të madhe fizike.

Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në fushën sportive “Agron Rama” në Kastriot. Edhe pse një kundërshtar shumë i fortë, Albert Bunjaku ka theksuar se ekipi i tij do të bëjë të pamundurën për ta fituar këtë ndeshje.

Ditën e shtunë, skuadra e Kosovës do të jetë në Shkodër për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes, që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në vendin e fundit të grupin I, ku nga 5 ndeshje të zhvilluara ka barazuar një dhe ka humbur 4.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *