FOTO+VIDEO/ Kur Sali Berisha përdorte fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave në mitingjet e PD në fushatën zgjedhore 2013…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqiptarët me të vërtetë sikurse akuzohen kanë kujtesë të shkurtër politike. Tani shihen me “lupë” disa zyrtarë të administratës, të cilët sipas ministrave të rinj teknikë të PD paskan shkuar në fushatë elektorale.

Madje teksa i kanë pezulluar, i kanë dërguar dhe para drejtësisë, duke mbushur dhe planin e përcaktuar më parë të denoncimeve të shkeljes së ligjit zgjedhor dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave për mospërfshirjen e administratës në fushatë.

Duke mos qënë kundër zbatimit të ligjit zgjedhor dhe të vendimeve të qeverisë të nxjerra në funksion të zbatimit të ligjit, përpara se të dërgojnë kallzimet penale në organet e drejtësisë për zyrtarët që kanë marrë pjesë në fushatë, duhet të shënojnë dhe orën, vendin dhe aktivitetin ku këta zyrtarë kanë marrë pjesë.

Pasi mësohet se të gjitha kallzimet dhe pezullimet për drejtues të caktuar të administratës nuk i kanë këto elementë që saktësojnë nëse kanë qënë brenda orarit zyrtar apo jashtë orarit zyrtar.

Ku për këtë të fundit, secili nga qytetarët shqiptarë, në administratë ose jo, me disa përjashtime, e kanë të përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë që, kanë gjithë të drejtën e zotit të bëjnë çfarë të duan. Të bëjnë shoping, të shfrytëzojnë rrezet e diellit në pishina të shtunë dhe të dielë, të dalin në mal, të bëjnë xhiro në bulevard, të hanë fara, të bëjnë fushatë, apo të rrinë në rrjetet sociale dhe t’i zënë “pritë” kujtdo dhe përmes pseudonimeve të sulmojnë ministra, teknikë ose jo, kryeministrin apo ish kryeministrat.

Shqiptarët janë njerëz të ekstremeve dhe harrojnë çfarë ka ndodhur vetëm katër vite më parë.

Ku ish-kryeministri Sali Berisha, jo vetëm që nxirrte administratën me listë në fushatë dhe mitingje, kuadratet ishin të përcaktuara dhe sekretarët e përgjithshëm të çdo ministrie, drejtorët e çdo institucioni varësie, por dhe në Ministritë e depolitizuara, i kishin listat gati me vende të përcaktuara, por përdoreshin dhe fëmijët në fushatë.

Fëmijë shkollë, fëmijë kopshti. Madje Berisha askohe përdorte dhe një fjalor vulgar për të përifrazuar kundërshtarin e tij politik Edi Rama, aq sa fëmijët traumatizoheshin.

Kryeministri i para katër viteve Berisha ishte i pangjashëm në këtë drejtim, pasi në çdo miting, në çdo takim, në çdo konferencë elektorale, i mbushte sheshet dhe sallat, pallatet e sportit me fëmijë.

Edhe atëherë ishte në fuqi ligji për mospërdorimin e fëmijëve në fushatata elektorale, madje dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të njejtat ligje kanë.

Po ashtu dhe në Shqipëri të njejtat shoqata që flasin dhe sot, ishin dhe para katër vitesh, por që kishin njëfarë “shuarje” zëri, që kishte vijuar për tetë vite me radhë.

Të gjithë kanë heshtur kur praktika e tij antiligjore e Sali Berishës, shkonte deri aty, sa urdhëronte që fëmijët dhe nxënësit të dilnin dhe ta prisnin edhe në rrugë kur zbriste në zonat ku do të bënte mitingjet, ose takimet elektorale.

Tetë vite me radhë Sali Berisha duke shfrytëzuar administratën që ka pjesë të pushtetit qendror e lokal, kryesisht arsimin, diktonte me dhunë çuarjen dhe nxjerrjen e fëmijëve në mitingje. Viktimë e këtij krimi social e shoqëror ishte sistemi arsimor shqiptar.

Shkollat, universitet e madje edhe kopshtet e fëmijëve përjetonin këtë dhunë e ankth në gjithë Shqipërinë, sa herë kishte fushatë zgjedhore, apo fushatë për arroret, ullirin, lajthinë etj., në të të gjithë Shqipërinë.

Drejtorët e arsimit, urdhëronin drejtorët e shkollave që nxënësit të përdoreshin edhe për mitingje, edhe për pritje të “udhëheqësit” në rrugë, në kodër, në qendër të qytetit e kudo kur ai zbriste nga makina.

Të gjithë e dinin se kur Berisha do të shkonte në mitingje, degët e PD duhej të bënin gati nxenësit e shkollave, të mesme, nëntë vjeçare dhe shqiptarët kanë parë me zë dhe me figurë se si janë përdorur rëndshëm fëmijët e shkollave.

Nëse kanë harruar, të hyjnë në motorin e kërkimit “google” dhe të shohin, të dalin sapo të fusësh emrin kyç: Berisha-fushatë-fëmijë-shkolla.

Ndaj sot është vështirë të kuptohet se çfarë bëhet. Pasi po kalohet nga ekstremi në ekstrem, ndonëse ndajmë të njejtin qëndrim me faktin se ata që bëjnë presion përmes vendit të punës, marrjes së shkollës së mesme apo të lartë në këmbim të votës, duhet të kenë ndëshkim maksimal.

Por jo se marrin pjesë në fushatë pasdite apo të shtunë dhe të dielë.

Por ama duhet të rikthejnë dhe njëherë në kujtesë çfarë ka ndodhur katër vite më parë, dhe të vënë në punë “motorin” e kujtesës. /TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Berisha-me-nxenes-shkolle-320x205-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Berisha-me-nxenes-shkolle-320x205.jpg","attachment_id":"700072"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-te-shkolla-zogu-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-te-shkolla-zogu.jpg","attachment_id":"700073"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-me-nxenesit-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-me-nxenesit.jpg","attachment_id":"700067"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-kalamaj-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-kalamaj-2.jpg","attachment_id":"700070"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-kalamaj-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/berisha-kalamaj.jpg","attachment_id":"700071"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *