LSI del hapur: Luftën e kemi me PS-në dhe Ramën, jo me PD-në. Basha të marrë shembull nga Berisha

6 Qershor 2017, 11:31Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë hapur.

Ajo thotë se luftën në këtë fushatë zgjedhore e ka me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, dhe jo me PD-në.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka bërë një shkrim pas sulmeve të fundit të Lulzim Bashës ndaj LSI-së, dhe thotë se ai po shpik një luftë të stisur PD-LSI.

“Me një djallëzi jo dhe aq naive sa perceptohet prej mënyrës monotone të artikulimit, Lul Basha po rreket t’jua mbushë mendjen të vetëve që të harrojnë se çfarë i ka ndodhur në orët e natës së vetmisë, pas së cilës i braktisi parimet dhe kredot e opozitës, e t’i bindë “për luftë kundër LSI-së!”. Në këtë mënyrë, ai shpreson të evitojë luftën e te vetëve për tradhtinë që ju bëri, për listat jo përfaqësuese e përjashtimin e shumë personaliteteve të PD-së, për faktin që u “peshkua” për disa tender-drejtori e të tjera e të tjera”, shkruan Luan Rama.

Numri dy i LSI i kujton Bashës se PD erdhi dhe qëndroi në pushtet për 8 vjet vetëm falë partisë së Metës. Ai tregohet i kujdesshëm për të mos ia mbyllur derën një partneriteti tjetër mes dy forcave që kanë qeverisur bashkë për 4 vjet me radhë dhe pa konflikte. Është një mesazh sa për PD –në, aq edhe për votuesit e saj:

“Po për të qenë i qartë që në fillim, më duhet të them pa asnjë ekuivok se nuk ka asnjë problem mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësisht as mes qytetarëve, anëtarë apo simpatizantë të PD-së me ata që janë anëtarë apo simpatizantë të LSI-së…

Prandaj, “konflikti” i PD-së me LSI-në është i stisur dhe ai që e ka kthyer këtë stisje në kalë të betejës elektorale, nuk është i denjë të krahasohet as me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës. Sa i takon përpjekjes së dështuar për demonizimin e LSI-së, le të kujtojmë vetëm pak fakte: ishte LSI që e bëri PD-në forcë qeverisëse dy herë; me 2005-ën dhe me 2009-ën. Ishte po LSI që i shpëtoi asaj fytyrën dhe nderin vetëm në vitin e kaluar e këndej: një herë duke u bërë faktori themelor i pranimit prej saj të reformës në drejtësi dhe votimit konsensual në Kuvend dhe herën e dytë, duke e nxjerrë nga çadra e duke e futur në zgjedhje.

Por edhe duke bërë shpeshherë oponencë të vendosur të qeverisjes, LSI përsëri i ka bërë një nder të madh edhe PD-së, sepse i ka dhënë asaj ushqimin e nevojshëm të opozitarizmit edhe kur nuk ka patur as zë dhe as guxim të fliste, siç ka qenë për shembull lufta kundër kultivimit e trafikimit të drogës, lufta kundër kanabizimit të vendit, për të cilën Luli filloi të fliste vetëm pasi humbi në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës”.

LSI, thotë Luan Rama, e ka luftën me PS –në, që sipas tij, ka klientelizuar qeverinë, ka mbushur vendin me drogë dhe parlamentin me kriminelë:

“Ka një luftë parimore të shpallur publikisht e politikisht të LSI-së dhe të shqiptarëve kundër oligarkisë; kundër monopoleve e klientëve të pushtetit që kane klientelizuar qeverinë për hesap e interes të tyre; kundër karteleve të drogës e klaneve kriminale, që e bënë Shqipërinë vendin e vetëm në historinë e parlamentarizmit botëror, parlamenti i së cilës miratoi një ligj për të dekriminalizuar vetveten.

Shqipëria vërtetë nuk ka një oligarki në kuptimin “ad litteram” të fjalës si pushtet i naftës. Por ka një oligarki, që vjen prej një pushteti tjetër edhe më të rrezikshëm. Është oligarkia e parasë pa mund, e parasë që vjen prej krimit, prej shitjes së pushtetit në formën e privilegjeve, indulgjencave e koncesioneve, e parasë që vjen nga pazaret me kompetencat. Për LSI-në lufta kundër kësaj oligarkie të pushtetit dhe pushtetit të oligarkisë është një çështje e interesit kombëtar dhe si e tillë është e panegociueshme”.

Duke e inkuadruar qartë kundështarin real të saj në këto zgjedhje, pra qeverinë ku vazhdon të bëjë pjesë, LSI i kujton Bashës se po përdoret dhe po zhgënjen edhe demokratët, që janë mësuar me dimensionet e një tjetër lideri, si Sali Berisha:

“Ai le të vazhdojë e të merret me LSI-në! Për anëtarët e simpatizantët, për votuesit e përkrahësit e shumtë të LSI-së në të gjithë vendin e kudo ku ka shqiptarë sulmet e shpifjet e Lulit janë asgjë! Ai thjeshtë po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensionet prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikuar për të keqpërdorurin e oligarkisë, e cila meqë në makutërinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD-së si instrumentin e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE-në e disa drejtori të tjera…

…Demokratët, si të gjithë shqiptarët; edhe si socialistët, edhe si ata që votojnë LSI-në a këdo parti tjetër, por edhe si ata që nuk kanë ndonjë preferencë apo simpati për partitë, nuk kanë nevojë për kantilenat e Lulit, por duan punë, duan taksa më të ulëta e më shumë vende pune të mirëpaguara, duan stabilitet e qeveri që ju shërben qytetarëve e jo kryetarëve. Prandaj do të votojnë LSI-në e jo Lulin, sepse natyrshëm një votues demokrat mund të votojë me lehtë për Petrit Vasilin se sa për Edi Ramën”.

Po si një tjetër ftesë për të hequr dorë nga sulmet dhe si mundësi për t’i lënë një derë të hapur bashkëpunimit PD – LSI, Luan Rama i kujton Bashës edhe zgjedhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës:

“Por duhet të dish edhe një gjë tjetër or Lul: LSI nuk e ka forcën te të punësuarit, sepse as PD-në nuk e mbajtën në pushtet të punësuarit më 2009-n, ashtu sikundër as LSI-së nuk i dhanë pushtet të punësuarit që ti me mosmirënjohje i hoqe të gjithë nga puna kur ishe kryetar i bashkisë së Tiranës, të cilën e fitove vetëm falë votës së LSI-së”.

21 komente në “LSI del hapur: Luftën e kemi me PS-në dhe Ramën, jo me PD-në. Basha të marrë shembull nga Berisha”

  1. arjani grue says:

    hiena qe shkoni vetem pas kermave ………..
    dje thoshit …u futem ne qeveri me pd-ne per mos ti krijuar kosto vendit
    sot thoni…..pd-ja qendroi ne pushtet vetem fale lsi-se
    hienaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      nder te paktet,ndoshta i vetmi qe prej kohesh kam thexuar me force se shiiti Metin dhe bourdelopartia e tij LSI [Lidhja Skurove Islam] jane simotra e partise islamike te PD e vehabistit Berisha dhe se te dy perbejne ose perfaqsojne vllazerine muslimane shqipfolese,normalisht pa harruar ketu edhe tourkocamet e te pabesit Idrizi…………….

      1. qipro says:

        o pamuk..ty ta paska perdhunu me verte trunin anastasi..si ka mundesi qe shkruni me kaq zell javen e pare te muajit..apo pse merrni 300

  2. shvejku says:

    E kemi ditur me kohe,o Ilir Meta se ti ke punuar kunder shqiptareve duke BASHKEPUNUIAR HAPUR DHE FSHEHUR ME ARMIKUN ME TE MADH TE SHQIPERISE SALI PLEH BERISHEN!
    TI JE ME I POSHTER SE PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE!

  3. Asus says:

    Ky artikull eshte interesant dhe gati sa thuhet se LSI eshte me prane PD-s se me PS. Ne fakt LSI u bashkua me PD sepse shikonte tek ajo nje pjese te vetes. Ne aleancen e pare u kap Meta me bllok ne dore. Kur permend Berishen, Luani don te thote se mereshim veshe e ja mbulonim njeri-tjetrit hilet. PS ka vujt shume per reformen ne drejtesi sepse LSI luante bythet here andej e here kendej. Tani do shtypet si sandwich nga te dyja.

  4. mimi says:

    Luçiferri, vetë, në Tokë… (shikoni fotografinë dhe mos ja u tregoni fëmijve, se traumatizohen)

  5. sali says:

    Dihej nga te gjithe se kush ishte LSI.Partia socialiste beri ne gabim shume te rende me daten 1 prill,qe I dha frymarrje te gjere partis me bllok ne dore,qe per shkak te tije u ngriten ne proteste socialistet dhe qe u vrane 4 qytetare te pafajshem,dhe LSI shpetoi nga burgu(Kur themi LSI nenkuptojme Ilir Meta, dhe kur themi Ilir Meta, nenkuptojme LSI).Per shkak te formules se koalicionit perfitoj nga mbetjet e votave te PS.Qytetare shpetojeni vendin nga ky perbindeh dhe hajdut I blerjes se votive qe emrin e ka vetem ILIR META
    dhe Prona e tije LSI SHPK.mbas dates 25 qershore do te jete shume vone.Me mire jepjani PSD e PS, sesa LSI SHPK(*ILIR META SHPK)

  6. Dash says:

    Kjo eshte furberi e madhe e LSI ,per te terhequr militantet e zhgenjyer te PD…nuk mendoj se do beje aleance me ta..koha do ta vertetoje.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Duket qarte qe kjo shoqate e vetequajtur parti ska asnje lidhje me socialistet.. Si socialist, cfare ti votosh kesaj partie?!?! Kur lexoj gjera te tilla me vjen turp te jem ne krah te ketyre matrapazeve. Qofsha tere jeten ne opozite dhe KURRE nuk bej aleance me kete shoqate batakcinjsh.. Po te fitoja I vetem per zotin do ti nxirrja me kuc e me mac keta hijena jashte rrugeve se vetem te kualifikuar nuk jane..

  8. timo says:

    Luan djali, je peshkatar i keq. Nuk di të peshkosh. Shiko apliko tek Berisha për ndonjë specializimi.

  9. mmm says:

    lsi….parti e plehrave , ku jane mbledhur njerezit pa din e iman, te deshtuar ne zgjedhjet e tyre ; e ndjejne se qe me keto zgjedhje do te shfryhen …; nderkohe qe e ardhmja e tyre , do jete opozite e perhershme !

  10. Pallatet Agimi says:

    O Ilir Meta! Ti je padiskutim nje njeri i dyshimte qe ri midis ndershmerise dhe poshtersise, ndermjet idealit socialist dhe intriges fashiste, ne mes te Shqiperise te partizaneve te lavdishem dhe ballisteve mashtrues, nen djersen e prinderve te tu te nderuar e brezit te tyre punetor e hallexhi e mbi mashtrimet e te ashtuquajturve antikomuniste vepra e te cileve solli vetem ndyresi. Pra megjithe gabimet qe ke bere (se mos vetem ti), ke sakrifikuar dhe sidoqofte i ke dhene ketij vendi. I ke te gjitha mundesite te reabilitohesh si burre e udheheqes shteti.
    Por me keta minj qe mban perqark si puna e ketij kalbesire, je i mare fund, jo vetem ti, por krejt historija jote e gjithecka ke aritur ne kete bote. E meta jote e madha, ajo e marjes te pushtetit me force e dinakeri, te cilen duhet ta luftosh, me kete koke bole do te te 10 fishohet. Sepse keta hijena kane hallin e tyre, te xhvasin sa me teper e me ne fund edhe lekuren tende.
    Keshille miqesore : hiqe dhe sikterise kete mut nga syte kembet, ne se do te mbetesh ne luften e vendosjes te rregullit e perparimit ne vend, ne se do te mbetesh dikushi ne fund te fundit.

  11. hahahahahaha says:

    Na plasi menderja.. asgje e re.. kjo dihej qe ne fillim.
    Levizja e Skrapalinjve te Inatosur ose Levizja e Specialisteve te Injorances..
    Partia e Hajduteve me ne krye Like floririn dhe Dibraçken..

  12. lili . Skraparit says:

    LILI FLORIRI LUFTEN E KA ME BURGUN E TIJ.

  13. Fani says:

    Shume qesharak deri ne deshtak. Kjo eshte LSI parti e pazarit.

  14. EG says:

    Padyshim, qe e ke me PS-ne, sepse e di ku do perfundosh ti dhe jot shoqe, nese ata marrin pushtetin.
    Iu kishte ikur fytyra deri ne momentin qe Lili u zgjodh president.
    Tani keni filluar te kukurisni prape, me mendimin se ia hodhet.

  15. LORA says:

    Ka program lesh-e-lija,apo jo ?
    Nese ka ,t’a publikoje,,,,nese jo, te pirdhet ,,,,me kallauz sy-topen luan rama ,,,,dhe kurvlliqet e integrume me nahijen shqup-se.

    1. Lugati says:

      o ripjellja ed lugatit…pse shani lir meten…nuk ishit ju qe e zgjodhet president apo jo??¿????njerez pa pik turpi..boni edhe moral ju qe e zgjodhet..hudheni sa anej sa knej mo keq se mero baze

  16. Dajti says:

    Ore kokrra e hajdutit asnjehre nuk fiton se populli e din qe ti vjedhe o hajdut kokmadhi

  17. furrxhiu says:

    ju bashko halli qe ju ka zene o bllokmenet erinj dhe shum te keqinj qe hyt ne politik me vete nj pal patallona dh tani nuk dini se sa keni .e rropet kete popull .shpresoj te edi dhe europa se do u japi ate qe merituni . nga populli keni vetem perbuzjen ate merituni

  18. Hello to every body, it’s my first go to see of this weblog; this webpage consists of remarkable and really good stuff
    for visitors.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje