“Perëndimorët i trajtojnë krerët aktualë politikë shqiptarë, ose si fëmijë, ose si të sëmurë mendorë që s’dinë ku të fshehin pasurinë...”

6 Qershor 2017, 09:12Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

“Nuk është gjë e lehtë të ngjitësh shkallët e Golgotës”, na ka shkruar Dostojevski.

Korrupsioni shtetëror shqiptar ka filluar të ngjisë shkallët e Golgotës… prandaj shihet sot, në këtë fushatë zgjedhore, të flasë në tym dhe pa asnjë lidhje logjike apo kuptimore.

Shqipëria është në krizë.

Kriza e sotme e Shqipërisë, për të gjithë ekspertët perëndimorë, është e mbërthyer në rendin juridik dhe në rendin administrativ. Këtu po konsiston edhe Reforma, sepse është pikërisht kjo krizë ajo që ka bllokuar zhvillimin dhe ushqen korrupsionin.

Por…

A keni dëgjuar sot në fushatën zgjedhore ndonjë fjalë nga krerët e partive për këtë krizë në sistem dhe për rrugët e daljes prej saj?

Po pse, ju mendoni se e dinë se çfarë është rendi juridik dhe rendi administrativ këta krerë partish sot në Shqipëri?

Po pse, ju mendoni se e dinë këta krerë që Lindja tiranike nga Perëndimi demokratik dallohen të rendi juridik dhe rendi administrativ?

Pse, ju mendoni se këta krerë nuk e respektojnë ligjin se nuk e duan?

Pse, ju nuk e dini që këta krerë nuk e dinë fare se ç’është ligji dhe as që duan të flitet për të?

Pse, edhe në se e lexojnë diku, se ç’është ligji dhe rendi juridik, ju mendoni se këta krerë e kuptojnë, dhe e dinë sesi mund ta nxjerrin nga kriza e sotme Shqipërinë?

Ju mendoni se këta krerë partish, janë në gjendje ta konceptojnë rendin juridik në funksion të Reformës në Drejtësi?

Pse, a nuk e dini që deri tani asnjë fluks në pushtet në Shqipërinë njëqind vjeçare, nuk ka dashur t’ia dijë për rendim juridik dhe rendim administrativ, por këto të dyja ia kanë nështruar pushtetit të tyre personal?

Pse, ju nuk e dini që pushteti personal në Shqipëri, ka shitur gjithmonë interesin kombëtar?

Pse, ende nuk e keni kuptuar që, në funksion të Shqipërisë, si sistem dhe rend, këta pushtetarë kanë qenë dhe janë fëmijë që gjithçka e duan për vete?

Pse, ju nuk e dini se perëndimorët po i shohin krerët aktualë si persona antisistem, që e dinë demokracinë të drejtën për të bërë lloqe dhe biseda thashethemesh nëpër kafene dhe si arbitrarizëm të kryeministrit?

Pse, ju, ende nuk e dini, që perëndimorët i trajtojnë këta krerë ose si fëmijë ose si të sëmurë mendorë e të lëshuar në mënyrë abstrakte ndaj një pasurie vetjake, që tani lodhen se nuk dinë ku ta fusin për ta fshehur?

Pse, ju mendoni se këtë çmenduri ndaj një pushteti politik, këta e kanë të fshehur dhe nuk iu diktohet?

Dhe, më në fund:

Ju mendoni se këta krerë do t’i rezistojnë me ekzistencë rendit të ri juridiko-administrativ që do të vendoset në Shqipëri? Absolutisht që jo… sepse këta injorantë duhet ta dinë dhe, nëse nuk e dinë ta mësojnë që rendi juridik dhe rendi administrativ i shtetit të reformuar shqiptar duhet të programohet sipas të drejtës komunitare europiane në veprim në BE, dhe këta nuk ka përse të duhen në këtë programim.

Nëse i dinë të gjitha këto, pse rrinë ende?

Kot e kanë, janë pa të ardhme… kanë filluar të ngjitin shkallët e Golgotës.

10 komente në ““Perëndimorët i trajtojnë krerët aktualë politikë shqiptarë, ose si fëmijë, ose si të sëmurë mendorë që s’dinë ku të fshehin pasurinë…””

  1. Shefi says:

    O i ziu Spartak, nuk thuhet Golgote, por Golgotha me thesk tek a-ja ne fund!

    1. Lexues Shqiptar says:

      @ Shefi Mavri i Janulles,
      1.
      Nuk marrim doren e shefave grekofone, per te shkruar gjuhen shqipe.
      2.
      Theksin e fjaleve te huazuara, nuk e vendosim sipas rregullave greke.
      3.
      Ne italisht dhe spanjisht ne fjalen konkrete theksi eshte ne zanoren e pare.
      Ne latinisht ne fjalen konkrete theksi i fjales eshte ne zanoren e dyte.
      Ne shqip nuk vihet theksi i fjales dhe pergjithesisht eshte parafundor.
      Ne greqisht ne fjalen konkrete theksi i fjales eshte ne zanoren e fundit.

      Shënim:
      Ne gjuhen shqipe shkruhet theks dhe jo (thesk).
      Jasu Palikari !

    2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      Ngjela eshte i tredhur[atheos] dhe si i tille jo shume larg suniteve apo shiiteve kriminele apo gabitqare ose gllaberues te pasurise se shtetit apo privatit……………..sa per Golgotha-n as qe mund te behet fjale se e di cdo te thote dhe nga e ka prejardhjen si fjale……….
      Per korraket kureshtare,”GOLGOTHAS” quhej mali qe ngjiti KRISTOS me kryqin mbi shpine i gjakosur teksa shkonte per tu kryqezuar……………

      1. Lexues Shqiptar says:

        @ (grek genjeshtar),
        UNE JAM SHQIPTAR ATEIST.
        1.
        Sille qe sot motren tende arapke, nqs nuk eshte shume e shemtuar, te te tregoje per gjatesine dhe bukurine e organit tim te patredhur.
        2.
        Korrupsioni, grabitja, gllaberimi as nuk identifikohen dhe as nuk shpjegohen me fene.
        3.
        Ti paçavure e zeze greke pavaresisht propagandes, nuk ke asnje lidhje me Krishtin, ti bastard piseveng grek je funderine e Antikrishtit.

  2. Qorri says:

    Zoti Ngjela ju flisni shume bukur dhe shkoqur por, keto qe thoni ju ngelen vetem teori.Populli mor mik don vepra dhe keto vepra nuk mund ti beje kjo klase e korruptuar qe cdo dite mendon sesi te vjedhi dhe ti shtoje pasurite e veta.

  3. Bogonica says:

    Ju z,Avokat thone ata “bejne llogje”,po perse nuk thoni qe “bejne Blloqe” ?.Po ,po ne Shqiperi u luftua kunder nje ”Blloku” ne qender te Tiranes qe ndertuan komunistet,nderkaq keta qe moren pushtetin pas 90-es kane ndertuar disa te tille ne te gjithe Shqiperine,ne Tirane,ne Lalez,ne Karpen,ne Golem etje, Blloqe me postbllok, te cilet ruhen nga roje te armatosura me uniforme(!).Kush rri ,pushon e banon ne keto Blloqe?1.Njerez te Bisnesit (kupto te politikes,sepse asnje bisnes nuk mund te ece perpara pa mbeshtejen e politikes-harrojeni kete) .2.Njerez te Medias 3.Politikane.Kaq.

  4. kleptofagos says:

    Pse o avokat, tani e kuptove ti qe te gjithe derrat kane nje turi?
    Pse o avokat, tani u zgjove ti qe te na thuash se Rama eshte si gjithe te tjeret?
    Pse o avokat?
    Pse?

  5. Redi says:

    Ngjela, m’a bej dopio rakine sot.
    Ke ca hudhra?! Sill dhe pak buke te thekur…
    Fol Ngjela te lumte gryka se me ty eshte Amerka..
    Nuk u lodhe?! Te njejten gje c’do mengjes?!
    Derr derr ,shtate sahati…
    Me ty me duket Shqiperia e vogel,e vogel sa nje mejhane…

  6. Shaban Marina says:

    Ndonjë thënie përrallash si me Zeus dhe Promethe’ mbetet proverbiale dhe perdoret sa me tregue nivelin medioker.

  7. Mersin says:

    Avokati gabohet. Nuk jane injorante por manjake dhe me karakter te shformuar. Shpesh avokati me duket si nje kandid i mjere. Te mendosh se do te gjykohen e denohen politikanet me duket si nje enderr me sy hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje