Rama dhe PS sfidojnë Bashën e PD në Tropojë, “shtëpinë” e liderit historik të demokratëve Berisha. Kryeministri dhe ekipi i kandidatëve, “kura” e duhur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edi Rama sfidon Lulzim Bashën pikërisht në Tropojë, “shtëpinë” e liderit historik të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Një ditë më parë paraqitem dështimin e mitingut të Lulzim Bashës në Tropojë, që i ka thënë jo pjesmarrjes në takimin e zhvilluar dje, duke e refuzuar liderin e PD.

Një ndryshim preference politike ky i pangjashëm me tërë këto vite, ku kjo treve ka qënë si në të keq ashtu dhe në të mirë përkrah PD.

Për më tepër dhe atëherë kur Berisha nuk guxonte të shkonte vetë në Tropojë.

Madje dhe kur kreu lokal i kësaj partie Azgan Haklaj në atë kohë ishte në burg dhe Tropoja e kishte “transferuar” atë nga burgu në sallën e Kuvendit, duke i dhënë mandatin e deputetit pa bërë asnjë ditë fushatë.

Vobektësia e mitingut të Bashës në Tropojë ka rënë në kontrast të plotë me masivitetin e pjesmarrësve në takimin e Kryeministrit dhe kreut socialist Edi Rama dhe ekipit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku të kryesuar nga Mimi Kodheli.

Përmes fotos vihet re diferenca e madhe në pjesëmarrje, çka me sa duket puna e qeverisë dhe mbi të gjitha ekipi i kandidatëve në qarkun e Kukësit, i kryesuar nga Mimi Kodheli, në përbërje të të cilit është dhe mjekja tropojane Valbona Doçi ka qënë “kura” e duhur për këtë zonë.

Rezultatet do të pritet të jepen më 25 qershor, por faza e parë ishte e suksesshme, përballja në pjesëmarrje mes PS dhe PD në Tropojë ishte dukshëm në anën e PS.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *