Rama në Tropojë: Luli premtoi të ngrejë Republikën e re, por pa gratë pjesë të saj...Asnjë grua kandidate

6 Qershor 2017, 12:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë në vijim të turit elektoral, një bastion historik i së djathtës, që njihet si vendlindja e liderit historik të PD Sali Berishës.

Rama kërkoi votat e demokratëve tropojanë, kur tha se vota duhet çuar te ata që punojnë.

Do thoni ju si t’ja bëj unë që e kam zemrën te Saliu? Mbaji në zemër po të duash, por vota nuk është punë zemre”, tha Rama.

Kryeministri tha më tej se PD pretendon të ngrejë republikë të re, por nuk ka femra në listat e kandidatëve.

Deklarata keto te Rames, teksa ne krah kishte kryesuesen e listes se kandidateve per deputete te PS per qarkun e Kukesit ku ben pjese dhe Tropoja, Mimi Kodheli, dhe kandidaten per Tropojen Valbona Doçi.

Ai tha se në Tropojë qeveria ka financuar një sërë projektesh transformuese, pa paragjykuar kryebashkiakun e djathtë.

“Vajzat tropojane t’i lënë mënjanë bindjet dhe të bashkohen me bindje nse është detyrim moral, qytetar, barazia mes vajzave.

Një parti e madhe e cila pretendon të mari votat për të qeverisur vendin, e cila pretendon se do ngrejë një republikë të re, dhe që i thotë gjithë këtij qarku e në Republikën e Re s’ka vend për gratë e vajzat, paguan dhe gjobë për shkeljen e ligjit, meriton të mari një mesazh shumë të qartë që kjo ëhstë e papranueshme.

Ju e dini mirë që kryetari i bashksië së Tropojës është i PD, por kjo nuk më ka penguar të mbështes Tropojën dhe do vijoj ta mbështes pasi e kanë zgjedhur qytetarët e Tropojës dhe për ne mbi partitë është Tropoja.

Ne nuk i paragjykojmë kryetarët e bashkive, përkundrazi jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Nuk është faji i im që në Shkodër nuk ka kryetar bashkie, në Pogradec nuk ka kryetar bashkie e në disa të tjera ku kryetarët rrinë tundin flamurin e PD.

Kryetari i bashkisë këtu ka bërë gjithë këto punë se ka pasur nxitjen inkurajuese që i kam dhënë personalisht. Por ama, shkuat votuar Lulin, e latë dhe kryetarin e bashksië pa punë”, tha Rama.

1 komente në “Rama në Tropojë: Luli premtoi të ngrejë Republikën e re, por pa gratë pjesë të saj…Asnjë grua kandidate”

  1. kozmo says:

    RAVOOOOO RAMA! KJO ESHTE E VERTETA QE DUHET TE MESOJNE CDO SHQIPETAR . ASNJE QYTET I SHQIPERISE ,NUK MUND TE RREGULLOHET PA RAMEN KRYEMINISTER . LULZIMJA NUK KA RREGULLYAR ASGJE NE TIRANE ,QOFTE DHE DRITAT E QYTETIT KUR JANE DJEGUR .
    VOTAT I MERITON VETEM RAMA SI NJE SHQIPETAR I VERTETE .
    RROFTE PS ,POSHTE PD & LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje