Tahiri thumbon sërish LSI dhe Ilir Metën: Miku i keq të prish shtëpinë

Kryetari i PS për Tiranën dhe njëherazi kandidati socialist për deputet, Saimir Tahiri ka thumbuar sërishi LSI­-në.

Tahiri ka postuar në rrjete sociale foto nga takimet me zgjedhësit në zona të ndryshme të qarkut të Tiranës dhe në një prej tyre bie në sy edhe një mesazh politik.

Tahiri nuk harron të thumbojë edhe LSI­në, me të cilën duket se ka plasur një ‘luftë’ e ftohtë.

Në një nga fotot, Tahiri duket teksa konsumon raki me një banor të Tiranës, ndërsa lëshon kunja në adresë të partnerëve të koalicionit përmes një shprehje popullore.

Postimi i Tahirit në rrjetet sociale:

“E tha tamam Isai, miku i keq të prish shtëpinë [] Prandaj duhet të qeverisim vetëm me njerëzit #pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...