Terrorizmi ndërkombëtar/ Rusia, Serbia dhe Bjellorusia zhvillojnë ushtrime ushtarake

6 Qershor 2017, 15:38Rajoni TEMA

Rusia, Serbia dhe Bjellorusia po zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake afër kufirit të Bjellorusisë me Poloninë, që është anëtare e NATO-s.

Në ceremoninë e sotme të hapjes, koloneli rus, Aleksei Sgibnev, tha se ushtrimet “Vëllazëria Sllave-2017” tregon se “të tri shtetet kanë arritur bashkëunim të ngushtë dhe po përgatiten që së bashku ta luftojnë të keqen më të madhe të kohës sonë: terrorizmin ndërkombëtar”.

Në këtë ushtrim marrin pjesë më se 300 ushtarë rusë, 400 bjellorusë dhe 50 trupa nga Serbia. Ushtrimet pritet të zgjasin deri më 14 qershor.

Ky ushtrim i përbashkët afër Polonisë, që është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ka filluar një ditë pasi Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s. Ky është ushtrimi i tretë ushtarak me emrin “Vëllazëria Sllave”.

3 komente në “Terrorizmi ndërkombëtar/ Rusia, Serbia dhe Bjellorusia zhvillojnë ushtrime ushtarake”

  1. i papami says:

    u pika!!!! terroristet do na mbrojne nga “terroristet” ahahahhaha. rrace e poshter sllave

  2. zaho says:

    Kush Rusia ,Rusia dhe Rusia ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje