Tramezani: Latifi dhe Grezda do jenë pjesë e kombëtares. Izraeli? Kombëtarja do jap më të mirën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares Paolo Tramezani, i cili këtë sezon shkroi historinë me klubin e Luganos duke e kualifikuar në Ligën e Europës, në një intervistë për “TV Klan” ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në këtë periudhë, si dhe për sfidën e së dielës ndaj Izraelit.

Ai është optimist dhe beson se Kombëtarja do të bëjë një paraqitje dinjitoze në ndeshjet e mbetura për kualifikueset e botërorit.

Për ecurinë e Shqipërisë

Unë kam besim që ky ekip mund të japë rezultate në ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve dhe pse renditja e shikon larg vendeve të para. Jam i bindur që do ta mbyllë me një pozitë të mirë edhe pse ka rivalë të fortë.

Për sfidën ndaj Izraelit

Izraeli është një skuadër e fortë, luan si grup, ka futbollistë me cilësi të mira në sulm dhe luajnë me skuadra të rëndësishme. Mendoj se Kombëtarja do të dijë të organizohet dhe të zhvillojë një ndeshje të mirë.

Vlerësimi i lojtarëve të rinj

Strakoshën, Latifin dhe Grezdën i njoh mirë pasi i kam ndjekur në të kaluarën, janë djem tepër interesant. Strakosha zhvilloi një sezon të mire te Lacio duke lënë në stol Marketin. Latifi dhe Grezda janë lojtarë shumë të shpejtë. Mendoj se do të jenë gjatë pjesë e Kombëtares.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *