Vasili mesazh nga Shkodra për Ramën e Bashën: Bëni tutje, drejtimin do ta marrim ne

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Petrit Vasili duket shume i vendosur ne qellimin e tij per ta nxjerre LSI force e pare politike me 25 qershor dhe per te marre vete drejtimin e qeverise.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës.

Kreu i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se forca politike që ai drejton synon të dalë e para në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin.

Vasili tha se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, që do t’u garantojë qytetarëve mirëqenie dhe punësim.

Sakaq, ai u ka përcjellë një mesazh krerëve të dy partive më të mëdha të vendit, PS dhe PD, që të mos luftojnë për “timonin e qeverisjes”, pasi atë sipas Vasilit do ta marrë LSI.

“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria.

Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë.

Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Vasili mesazh nga Shkodra për Ramën e Bashën: Bëni tutje, drejtimin do ta marrim ne”

  1. sherifi says:

    Avash,avash o Z.Petrit,si mund te flitet “beni tutje” se drejtimin do e marim ne,kush jeni ju? gjith kohen ne pushtet keni qene dhe mileti e di se cfare keni bere,me ate qeveri qe iku dhe me kte qe u mbyll tani, biles me kte,me shume keni qene penges per reformat se sa kini ndihmuar, edhe k/ minister e keni patur liderin tuaji,te gjitha i di mileti, ju po pretendoni qe me te mare drejtimin, do e beni shesh me lule, jo o Petrit,nuk behet shesh me lule pa reforma,pa pune dhe pa rriskuar, rriskun deri tani po e shohim qe e ka mare vetem Edi Rama, edhe kte e di mire ky milet.

  2. malo says:

    O petrit vasili i Lsi shoferin s’e beni dot ju, po fatorinon qe mbledh leket e qani me lot.
    Ti mbidh e fut ne thes , Likja i shenon ne bllok….

  3. malo says:

    O petrit vasili i Lsi shoferin s’e beni dot ju, po fatorinon qe mbledh leket e qani me lot.
    Ti mbidh e fut ne thes , Likja i shenon ne bllok….
    Ne kete ‘zanat’ eshte force e pare Lsi-ja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *