Vettingu/ Emrat e kandidatëve të zgjedhur zbulohen brenda javës

6 Qershor 2017, 16:08Politika TEMA

Emrat që partitë politike do të përzgjedhin për të bërë Vettingun, do të mësohen brenda kësaj jave.

Komisionet e posaçme parlamentare mbaruan dëgjesat me kandidatët që duan të reformojnë drejtësinë shqiptare.

Ndryshe nga herët e kaluara mbledhja e së martës së komisionit të vlerësimit të kandidaturave të Vettingut kaloi pa debate e kontestime të ndonjë emri të caktuar.

Për shkak të fushatës elektorale, duket se Vettingu ka kaluar në plan të dytë dhe vetëm 2 nga përfaqësuesit e opozitës ishin pjesë e mbledhjes.

Ndërkohë po për shkak të shpërndarjes së deputetëve për fushatë dhe pritjes së vizitës së një zyrtari të lartë amerikan, seanca plenare ku do të votohet lista me 27 njerëzit e Vettingut, është lënë për javën e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje