VIDEO/ Përplasen fort 2 automjete në Lezhë, 3 persona të plagosur

6 Qershor 2017, 16:25Kronika TEMA

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme në Mabë të Lezhës, ku janë përplasur 2 automjete.

Sipas policisë, mjeti tip Benz me targa AA 098 BF i drejtuar nga M.D, i cili kishte në makinë pasagjeren F.D është përplasur me mjetin autoveturë me targa AA 733 MS me drejtues shtetasin A.Sh.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.06.2017, rreth orës 14:30 , është marrë njoftim se në Mabë ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti Benz me targa AA 098 BF me drejtues shtetasi M.D. banues në Shkodër me mjetin autoveturë me targa AA 733 MS me drejtues shtetasi A.Sh. banues në Lezhë.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi shtetasi A.Sh .me pasagjerin N.D. në mjetin e tij si dhe drejtuesi tjetër M.D. me pasagjeren F.D. në mjetin e tij të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë , nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje