Akuzat, reagon Ben Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë “LIBRA” Ben Blushi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka vijuar reagimet e tij duke e quajtur politikën që ka udhëhequr vendin për gjatë këtyre viteve “KAKISTOKRACI”.

Blushi, është shprehur se kjo është një fjalë që ven nga greqishtja dhe “nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqijtë e mundshëm”.

Postimi i Blushit në rrjetin social facebook:

Kakistokracia si vepra e Edi Ramës!

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur.

Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem.

 Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi.

Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi. Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17.

 Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv.

 A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqinj të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë.

Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më cështje partish, është cështje misioni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Akuzat, reagon Ben Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë”

  1. timo says:

    Kurse ti Blush je thjesht kaka, qe në shqipen e vjetër do të thotë jashtëqitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *