Bjellorusi Aleksei Kulbakov do të gjykojë ndeshjen Izrael-Shqipëri

Bjellorusi Aleksei Kulbakov do të jetë gjyqtari i cili të dielën do të drejtojë në Haifa ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë. 3

7-vjeçari është një emër mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, pasi drejton rregullisht në aktivitete të rëndësishme si në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve apo edhe Ligës së Europës.

Duke llogaritur gafat e Deniz Ajtekin në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, kishte mjaft kuriozitet për emrin e gjyqtarit që do të drejtonte duelin e dytë që pritet të jetë po aq i ndezur pasi mund të përcaktojë edhe fatin e dy skuadrave që luftojnë për vendin e tretë në grup.

Kulbakov nuk llogaritet mes gjyqtarëve të cilët japin shpejt kartonin e kuq, përkundrazi, rezulton se në të gjitha ndeshjet e kombëtareve që ka drejtuar, ai nuk ka dhënë asnjëherë një të tillë, ndryshe nga Ajtekin.

Në të kaluarën, lidhjet e tij me Shqipërinë janë drejtimi i një ndeshje të përfaqësueses U-19 ndaj Irlandës dhe dy ndeshjeve të Tiranës në Ligën e Europës në vitin 2012, kundër Grevenmaher dhe Alesund.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *