Bregu flet për politikanët e vegjël: Ata se mbushin dot zbrazëtinë e mendjes me yshtje megalomani

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputetja demokrate Majlinda Bregu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa flet për studentët e ekselencës ka zgjedhur të shkruajë diçka edhe lidhur me fushatën shqiptare.

Bregu në statusin e saj ironizon politikanët e vegjël që nuk e mbulojnë dot zbrazëtin e mendjes as me yshtje megalomani dhe për ata që duan pushtet por servirin gënjeshtra.

Deputetja demokrate nuk jep emra konkretë por tashmë njihen fare mirë mosmarrëveshjet e saj me kreun e PD-së Lulzim Basha.

POSTIMI I BREGUT

Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.

Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël,të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.

Për ata që duan pushtet e servirin e gëlltisin po aq, gënjeshtrat që i besojnë vetë,madje duke i shitur për suksese të mëdha.

Kemi folur për sistemin tonë zgjedhor, për këtë fushatë të zbërdhylët dhe grafikun e bjerrë të vlerave sot në politikë.

Edhe për lëkurën e trashë sa të rinoqerontit, – sic thoshte Eleonor Roosvelt, – që duhet të kenë gratë të cilat merren me politikë…
***
Me ftesë të “Rrjetit të Grave për Demokraci, (Women Democracy Network), pjesë i Institutit Republikan Amerikan.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Bregu flet për politikanët e vegjël: Ata se mbushin dot zbrazëtinë e mendjes me yshtje megalomani”

  1. Ilir says:

    Epo te lesh jashte parlamentit kete senatore dinjitoze te Parlamentit te shqiptareve dhe te vendosesh si kandidate Salianjin apo aguridhe sic disa te tjera qe akoma nuk jane diplomuar per tu afirmuar, pa le me qe nuk kane akoma libreze pune – ky do te jete Parlamenti i rradhes qe Padrinot kane vendosur te na perfaqsojne.
    Ky eshte nje nga treguesit e deshtimit te Sistemit te vendosur qe nga v.1991 se bashku me ndryshimet qe ka pesuar deri ne ditet e sotme.
    Reagimi i senatores eshte i drejte. Por prej saj pritet qe reagimi te jete me i forte per te shtruar para qytetareve alternativa per ndryshime rrenjesore te Sistemit >

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *