Deputeti i PS sulmon Ilir Metën: Sa e pandershme, LSI ka humbur dhe qetësinë tani. Po “vritet” presidenti pa filluar detyrën

Nga Erjon Braçe

Sa e padrejtë!

Sa e pandershme!

LSI ka humbur edhe qetesine tani.

Logjiken po e po.

Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po “vret” ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete.

E gjitha per PUSHTET partiak!

Asnje interes tjeter.

“LSI force e pare”, “Petrit Vasili kryeminister” jane interesa legjitime por teresisht partiake.

Krejt normale deri ketu.

Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq.

Pershembull;

LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme.

LSI thote se “Edi Rama do gjithe pushtetin per vete”.

Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur “kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister”!!

E shihni;

LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise.

Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin.

Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar.

Sepse eshte keshtu, keto historite me “bese”, “besnikeri” etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq.

Sepse;

nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare,

nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare,

nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham;

nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter.

Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit;

LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS;

LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo.

Edhe nje here, kjo eshte e padrejte, e pandershme!

Ne fund, une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur.

Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera tjetren me pandershmeri:

Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise sevidentifikuar nga “dobesia” Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine.

E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...