Deputeti i PS sulmon Ilir Metën: Sa e pandershme, LSI ka humbur dhe qetësinë tani. Po “vritet” presidenti pa filluar detyrën

7 Qershor 2017, 09:08Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Sa e padrejtë!

Sa e pandershme!

LSI ka humbur edhe qetesine tani.

Logjiken po e po.

Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po “vret” ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete.

E gjitha per PUSHTET partiak!

Asnje interes tjeter.

“LSI force e pare”, “Petrit Vasili kryeminister” jane interesa legjitime por teresisht partiake.

Krejt normale deri ketu.

Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq.

Pershembull;

LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme.

LSI thote se “Edi Rama do gjithe pushtetin per vete”.

Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur “kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister”!!

E shihni;

LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise.

Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin.

Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar.

Sepse eshte keshtu, keto historite me “bese”, “besnikeri” etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq.

Sepse;

nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare,

nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare,

nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham;

nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter.

Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit;

LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS;

LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo.

Edhe nje here, kjo eshte e padrejte, e pandershme!

Ne fund, une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur.

Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera tjetren me pandershmeri:

Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise sevidentifikuar nga “dobesia” Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine.

E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!

11 komente në “Deputeti i PS sulmon Ilir Metën: Sa e pandershme, LSI ka humbur dhe qetësinë tani. Po “vritet” presidenti pa filluar detyrën”

  1. eli-tiv says:

    ….askush nuk pret moral e ndershmeri….partia e tyre familjare…eshte thjesht parti “xhanbaze”…Jane keta qe mbajten saliun ne pushtet per perfiteme ekonomike…ajo qe nuk dime eshte a jane vrases si saliu..??

  2. xy says:

    Heret a vone do te dilnin hapur sic kane dale me kohe.Cdo dite qe e ka dhene zoti,mundesisht dy deri ne tre here ne dite dilnin te ndershmit e Dogsboruse (Ilir Metes ) ne koference per te shtyp PS – ne duke menduar se po u qante zemra per ppopullin dhe qeverisjen, ne mbremje dilte Iliri dhe Petritka per te pergenjeshtruar ato qe i kishte udhezuar vete !!!!! Kater vjet e la Sali kriminelin ne Parlament qe te fliste pa pushim, sepse kenaqej kur Berisha shante – mallkonte – anatemonte – dhe kercenonte Edin, kurse Rama gjithmone ka ruajtur qetesine,pamvarsisht kercenimeve.Tani pyetja eshte ku shkoje ajo me demek thenia per qetesine dhe dash – shurrine!!???,Pse kete qetesi dhe dash – shurrine nuk e ruajti kur u ngrit ceshtja e CEZ-it, por i tha Berishes se nje here e dhashe dorheqjen per Zenin!!!! Ku te ka ngelur skici o Meta i pa lire ???!!! Domethene ti je per politike te madhe bashke me bucen tende Krye- brime – te madhe ,kurse Edi eshte mocalor !!!! Domethene ti me Salen je kokat e politikes dhe te forte, pra nuk keni frike ,kurse Edi frikacak !!! Radioskopine me te mire ju a ka bere Spartak Ngjela sebashku me kryekriminelin Bisha – Berisha. Si nuk keni pak marre more,po si mor ju mundi Edi Rama te gjithve ??!! Politikane – gazetare – kriminele -tregtare – matrapaze mediash – biznesgra (men) …………… Mere me qetesi dhe dash- shurri ,o ti i Pa-Lire

  3. Abdurahim Ashiku says:

    PSE HESHT RAMA E BRAÇE PËR “HASHASHIN” E LSI?

    Mendim
    Kemi parë ekraneve të vegjël kombëtarë e vendorë, tokësorë e satelitorë, gjatë gjithë lajmeve e kronikave televizive të ditës e të natës, policë të lodhur e të djersitur tek presin bimët e mëdha të kërpit, foto portrete e foto kolektive, në formacione të thjeshta e luftarake, me fytyra të pastra sa dallohen se kush janë.
    Por, nuk kemi parë specialistë të bujqësisë e të pyjeve në hyqmin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Pyjeve që të marrin pjesë qoftë edhe në një operacion të vetëm zbulimi të fidanishteve të kultivimit në kubikë të bimëve, në një operacion të vetëm të shkuljes, prerjes, djegieve të kanabisit, rritur në territorin e tyre.
    Nuk kemi parë e dëgjuar as ministrin Panariti e Koka të kapin me “kanabis në duar” e të denoncojnë shkelësit e ligjit në “pronën politike të tyre”, kultivimin e bimëve narkotike.
    Meta, Vasili, adoleshentet kandidate për në Kuvend, janë hedhur si tufë grifshash me cannabis në krah për t’ia lënë në dorë kundërshtarit bashkëqeverisësh…
    Rama hesht…
    Braçe hesht…
    Ku fle “lepuri” ?

    Në një vjetar statistikor që kam me vete në mërgim, vërej se hapësira bujqësore ku kultivohen bimët në shërbim të jetesës së çdo shqiptare i kalon të shtatëqind mijë hektarët me një mesatare 0.217 hektarë për çdo banor, matur kjo me të dhënat e vitit të fundit të kohës së diktaturës.
    E vogël kjo për një popullsi prej më se tre milionë banorësh në atë kohë.
    E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sipërfaqen pyjore të Shqipërisë, sipërfaqe që i kalon të një milionë hektarët.
    Është i njohur kolapsi që ka pësuar bujqësia shqiptare në këtë një çerek shekulli, copëtimi i tokave në ngastra ku më nuk bëhet fjalë për traktorë, makina mbjellëse e korrëse, autokombajna e të tjera. Shkatërrimi në themel i sistemit kullues e ujitës e nxori në “të thatë” bujqësinë e rendimentet e saj në kulturat bujqësore zbritën në kufijtë e viteve 50-të.
    E vetmja dritë mbi një pjesë tepër të kufizuar të bujqësisë shqiptare ishin serat diellore, sera që erdhën pas shkatërrimit në themel të serave diellore e me ngrohje qendrore, çka, me gjithë vështirësitë që hasën kultivuesit për shkak të indiferentizmit shtetëror për farëra të cilësisë së lartë (institutet e misrit, orizit, duhanit, perimeve, patateve, vreshtave, agrumeve, ullinjve… u rrënuan ), për shkak të mos mbështetjes financiare të fermerëve e të tjera mbijetuan dhe i dhanë emër tregut të vendit e eksporteve.
    Pyjet, si në asnjë vend tjetër, u prenë dhe u rrënuan në mënyrën më barbare të mundshme dhe, pas afro një çerek shekulli harrese u kujtuan për të vendosur një “moratorium”, një arrën të zezë qepur mbi copë të bardhë.
    Këto janë thënë e stërthënë, por ajo që nuk është thënë dhe çuditërisht as Rama, as zëri më kritik në partinë e tij, Erioni i Vogël nuk e kanë thënë dhe çuditem pse nuk e thonë me gojë plot.
    Sipërfaqet e përmendura më sipër, të tokës së punuar dhe të pyjeve janë në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ministrisë së Pyjeve, në administrim të dy ministrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI.
    Në këto sipërfaqe, jo në det ku kontrollon policia e as në ajër ku kontrollojnë helikopterët civilë e ushtarakë, të Shqipërisë, Italisë apo të ndonjë force ajrore evropiane, mbillet hashash, cannabis sativa.
    E çuditshme është se gjatë tre viteve të fundit nuk është thënë asnjë fjalë për përgjegjësitë e dy ministrive dhe të dy ministrave, të Panariti dhe të Kokës.
    Nuk thuhet as tani kur po flitet për zgjedhje kuvendare e për një hapësirë të re për Shqipërinë Evropiane.
    Nuk po thuhet as në fushatë ku shigjetave e kritikave dhe vetë mburrjeve janë kryqëzuar si në beteja antike kalorësish teutonë.
    Faji është hedhur vazhdimisht mbi policinë, madje edhe mbi forcat e armatosura që duhet të lënë mënjanë mbrojtjen kombëtare dhe të shpërndahen fushave, kodrave e maleve për të shkulur e djegur hashashin.
    Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë në ndonjë konferencë shtypi, në intervista apo në FB ministrin Panariti të flasë për hashashin në tokën në administrim të tij e të partisë që e ka vënë në krye.
    E keni dëgjuar?
    Unë jo.
    Nuk e kemi dëgjuar të dalë publikisht ministrin Koka të na flasë për ngastrat tepër të mëdha në numër të mbjella me hashash nga jugu në veri të Shqipërisë.
    E keni dëgjuar?
    Unë jo.
    Si Ministria e Bujqësisë po ashtu edhe Ministria e Pyjeve, Panariti dhe Koka si drejtues kanë një strukturë piramidale nëpunësish nga qendra në bazë me një numër të madh specialistësh e rojtarësh sa po ti krahasosh me policët e Ministrisë së Brendshme apo ushtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, funksioni i të cilëve është krejt tjetër, diferencat janë të mëdha.
    Panariti ka nën vartësi, u paguan rrogat, dietat dhe shërbimet e tjera administrative 60 drejtorive bujqësore në të gjitha bashkitë dhe në 12 qarqet e vendit. Nuk ka qendër administrative (ish komunë) që të mos ketë në organikë agronomë, veterinerë e punonjës të tjerë të sistemit të bujqësisë.
    Koka ka në vartësi drejtoritë e pyjeve të 60 bashkive dhe 12 qarqeve të vendit ashtu siç ka specialistë të pyjeve me arsim të mesëm apo të lartë, rojtarë pyjesh në çdo hapësirë pyjore në të gjithë Shqipërinë…
    Kemi parë ekraneve të vegjël kombëtarë e vendorë, tokësorë e satelitorë, gjatë gjithë lajmeve e kronikave televizive të ditës e të natës, policë të lodhur e të djersitur tek presin bimët e mëdha të kërpit, foto portrete e foto kolektive, në formacione të thjeshta e luftarake, me fytyra të pastra sa dallohen se kush janë.
    Por, nuk kemi parë specialistë të bujqësisë e të pyjeve në hyqmin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Pyjeve, të Panaritit e të Kokës që të marrin pjesë qoftë edhe në një operacion të vetëm zbulimi të fidanishteve të kultivimit në kubikë të bimëve, në një operacion të vetëm të shkuljes, prerjes, djegieve të kanabisit rritur në territorin e tyre.
    Nuk kemi parë e dëgjuar as ministrin Panariti e Koka të kapin me “kanabis në duar” e të denoncojnë shkelësit e ligjit në “pronën politike të tyre”, kultivimin e bimëve narkotike.
    Ju keni parë?
    Unë jo.
    E gjithë kjo armatë bujqësore-pyjore, nuk mund të luante rolin e shurdhit e të qorrit në historinë e përhapjes në të gjithë territorin bujqësor e pyjor të vendit, të mbjelljes, kultivimit, ujitjes, korrjes, përpunimit etj., të kërpit apo të bimëve të tjera narkotike të ndaluara.
    Nuk mund të luante por në fakt e ka luajtur në qetësinë e njeriut që shullëhet në diell.
    Në mos, me dijet shkencore që të ofron profesioni i agronomit apo i inxhinierit të pyjeve, ka ndihmuar që bima e cannabis-it të rritej “dy bojë burri” e lartë.
    Heshtja, memecëria “lart”, për një problem kaq të madh, është “mbjellë dhe kultivuar” më së miri “poshtë” në ato përmasa sa me të drejtë thuhet sa kanabisi, marihuana etj. tashmë është “shqiptare”.
    Mbase me të vërtetë është “shqiptare” kur “arat e politikës” i kultivojnë ata si në oborrin e përparmë të shtëpisë së tyre.
    Në përfundim do të thosha se të nesërmen e 26 qershorit do të ishte më e drejtë që në betejën kundër bimëve narkotike të ndaluara (duhani është bimë narkotike por nuk është i ndaluar) të hartohej një ligj ku të ndaheshin përgjegjësitë penale e shoqërore, ku sistemi i bujqësisë dhe pyjeve të mbajë përgjegjësinë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, sistemi i policisë dhe i shërbimit shtetëror të mbajë përgjegjësinë për trafikimin e bimëve të gatshme për treg në kontroll të rrugëve tokësore, ujore e ajrore, shteti të mbajë nën kontroll të gjithë e për gjithçka.
    Mos harroni se duhani, në fillimet e përdorimit të tij (me tymosje, me mbllaçitje dhe bërrnut), ka qenë kaq i anatemuar sa përdoruesi, kur e vendosnin për ta djegur në turrë të druve, si kërkesë fundjete kishte “Ta ndez edhe njëherë”…
    Edhe kanabisi këtë rrugë do të ndjekë.
    Deri atëherë kërkohet të mbahet nën kontroll derisa të futet në të njëjtin kanal me pjesëtarin e familjes së tij, duhanin, tash pije e përbotshme.
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 5 qershor 2017

    1. Feniks says:

      Plotesisht te drejte ke i nderuari Ashiku!
      Ministri mafioz i LSI-se ka heshtur(doemos do jete bashkepuntor) kunder importit te mkiellit kanceroz qe vjen nga Serbia per buken e popullit!
      Eshte botuar nje shkrim ne gazeten kosovare “Expres” qe ministrin Panariti dhe langonjte e tij ne ate ministri duhet te ishin marre te pandehur dhe ye ishin kalobur ne burg te perjetshem per krim kunder njerezimit!
      Ja shkrimi,qe per 4 vjet nuk i ka bere pershtypje prokurorise dhe askujt tjeter:

      Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët
      GazetaExpress E mërkurë, 06 Gusht 2014 14:05

      Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
      dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
      përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
      nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
      italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
      pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
      dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
      vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
      atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
      shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

      Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

      Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

      Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

      Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

      Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

      Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

      15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

      1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
      2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

      3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

      4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
      5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
      7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

      8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

      9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

      10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

      11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

      12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

      13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

      14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

      15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
      Cfare duhej me teper qe prokuroria shqiptare te kryente hetimin dhe te conte fajtoret para gjyqit?
      Mos valle kemi te bejme me nje skenar kriminal per zhdukjen e popullit shqiptar si qenie njerezore?
      Dhe populli yne,trim,krenar dhe demokratik,nuk shqetesohet per jeten e tij qe po ia marrin qetesisht,por ngopet me luften kunder fantazmes se komunizmit dhe dekoratat e Enver Hoxhes!
      Liri demokraci!
      Moj Shqypni e mjera Shqypni, kush te ka qit me krye ne hi?
      Po ky popull dele,pse hesht?

  4. lulashi says:

    Kete Klajden Likja do ta marri partizone.

  5. bureto says:

    Meta ka’ te drejte’ ne gjithe kete loje, qe te pakten prej nje periudhe njevjecare,e ben hapur. Ate ashtu si dhe Berishen e tremb tmerresisht vettingu. Aty fillon dhe mbaron makthi i tyre. Asnjehere nuk e kane fshehur se jane bashke ne ate ‘vetembrojtje legjitime’. Periudha e bashkeqeverisjes 2009-2013, do te zbuloje cudira, nese drejtesia, vecanerisht SPAKU dhe Prokuroria e Posaçme, do te jene ato qe pritet. Dje jo me kot LSI deklaroi dje se, ai qe i trembet me shume vettingut, eshte Rama? Tamam si ankthi i hajdutit kur bertet gjithe frike: kapeni hajdutin!

  6. Roland says:

    Do ta mari e do ti nxjerri ne cete bashke me moniken pithshqyeren

  7. Zgalem says:

    Me bukur se eshte shprehur A. Ashiku ,per canabisin , LSI ne dhe ministrat e kesaj force politike , nuk eshte shprehur njeri . E ka analizuar ne detaj problemin e canabisit te lidhur me problemin bujqesor-mjedisor . Canabisi eshte mbjelle ne tokat , qe administrojne keta dy ministra ; te dy te LSI . Personeli parazit i ketyre ministrive , i tejkalon te tera fantazite e ekzaltuara . Cudia tjeter e kesaj Partie , ishte trashegimija familjare e drejtimit te “Partise“. Kur ta kerkoni zonjen e pare te Shqiperise e kini ne zyren komode te LSI se . Ne te tera analizat LSI , del zbuluar si force politike , per t’u etiketuar si SHPK me drejtim perandorak . Zgalem

  8. Alti says:

    Brace mos u merr shume me Meten se nuk krahasohesh dot , vertet keni hyre ne te njejten moshe ne politike po ti je shume larg atij sa me zor e dallon dot, vendimet politike qe merr ai kane nje domethenie ne fund.
    Por ti do ta shohesh me 25 Qershor te shikosh dhe rezultatin e dobet ne Lushnje dhe ne Divjake ku ti kryeson listen dhe legjendarin tuaj do ta lini jashte liste kesaj rradhe, atehere do ta kuptosh me te vertet kush eshte Ilir Meta dhe LSI, atehere do shtrihesh barkas sic u shtrive ne zgjedhjet vendore qe iu pergjerove LSI qe tia jepnin votat kandiatit tende te famshem. Shijo dhe keto dite pushteti qe te kane mbetur se do jesh dhe 4 vjet te tjera ne opozite, nuk do te shijosh me peshkun e lagunes por do shijosh vetem balten e lagunes.

  9. dragon says:

    Pse e votove te behej president o hipokrit nje meter e gjysem, o bythqira te rilindjes, mut ti, mut ilir muti, mut dhe basha, te gjith muter jeni ju bythqimat e “politikes” shqiptare.
    ptu rrac e poshter
    fuck you all

  10. Devolliu says:

    Prisni kur Sheiku Like Floriri, ky Hajdut me Çizme e me Bllok, të deklarojë se si Kryetar të Kuvendit do të vendosë mikun e tij më besnik, Sali KRIMINELIN, për të cilin Likja ka dobësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje