E la jashtë listës, sekretari i PD sfidon dhe Topallin: Pse Basha bëri mirë që hoqi politikanët

7 Qershor 2017, 08:36Politika TEMA

Fatbardh Kadilli, sekretar për burimet njerëzore në PD mbeti jashtë listave të 25 qershorit, por ai ka mbetur i mirëkuptuar me kreun Lulzim Basha dhe aspak i keqardhur.

Sipas tij, qasja e re me një listë ku qytetarët janë në vend të parë, vetvetiu çon në “sakrifikimin” e politikanëve, ndryshe nuk do të ishte e sinqertë.

Kadilli thotë se kjo listë është prova e parë e zëshme e projektit të ri, nëpër të cilën z.Basha synon të ndryshojë Shqipërinë. Nga diskutimet me skeptikë apo kundërshtarë të kësaj

liste, më shumë Kadilli dallon mungesën e guximit ose papërgatitjen për të përqafuar këtë qasje të re.

Sa i përket lëvizjes së ish­nënkryetares së PD-­së, Jozefina Topalli për shkarkimin e Lulzim Bashës, zyrtari demokrat shprehet për “GSH” se është pa vend dhe jashtë kohe.

Ai paralajmëron hyrjen në politikë të një lloji të ri, që uron të bëhen së shpejti figurat kryesore të PD­së. Sipas Fatbardh Kadillit, së bashku me ta, z.Basha ka nisur rrugën drejt fitores.

Z.Kadilli, si po shkon PD drejt 25 qershorit dhe çfarë synon e djathta në këto zgjedhje?

Zgjedhjet e 25 qershorit do të konfirmojnë ringritjen e PD­së dhe të djathtës. PD shkon në këto zgjedhje e përtërirë dhe me një projekt të ri, projektin e kryetarit Basha. Ky projekt i ka fillesat që në fushatën e vitit 2011, me moton “qytetarët të parët” dhe me mënyrën si ai e interpretoi atë fushatë, u përvijua gradualisht përgjatë viteve që Basha drejton PD-­në dhe kulmoi me “Republikën e Re”, që në thelb është një marrëdhënie e re e politikës me qytetarin.

Gjatë 90 ditëve në “çadrën e lirisë”, në komunikimin intensiv me qytetarët, Basha shpalli konceptet e tij për një marrëveshje të re jo thjesht të politikës mes vetes, por të politikës me qytetarët. Gjatë 90 ditëve në çadër ranë shumë koncepte të politikës tradicionale, siç edhe u zëvendësuan shumë nga instrumentet tradicionale të të bërit politikë. Mbështetur mbi këto koncepte të reja, shënjuar nga fryma e lirisë dhe energjia që çliroi protesta në çadër, Basha ka nisur rrugën drejt fitores.

Si e konsideroni listën e kandidatëve? A është premtuese për fitoren e PD­së, pavarësisht se pati shumë kundërshtime?

Lista është prova e parë e zëshme e projektit të ri, e qasjes së re nëpër të cilën Basha synon të ndryshojë Shqipërinë. E para gjë që mund të thuhet është se lista e kandidatëve të PD­së nuk është konvencionale, nuk ngjason me qasjet e mëparshme as të PD­së dhe as të partive të tjera. Nga diskutimet me skeptikë apo kundërshtarë të  kësaj liste, më shumë dalloj mungesën e guximit ose papërgatitjen për të përqafuar këtë qasje të re. Në këtë listë kryesojnë qytetarët,

ose personalitete që janë më afër qytetarëve se sa politikës. Këta personalitete që vijnë nga jeta akademike, profesionale apo biznesi kanë misionin të zgjerojnë komunikimin e politikës me qytetarët dhe ta ngrenë atë në një rrafsh të ri. Besoj se ata janë të vetëdijshëm për këtë mision. Besoj se ata do të jenë të tillë, pra jo konvencionalë, jo vetëm në fushatë por edhe nesër në parlament. Tek ata është mbështetur një projekt i ri, të cilin ata vetë e inkurajuan gjatë protestës dhe bashkëbisedimit në çadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje