Edi Rama rrëfehet: Ja pse bëjmë fushatë me dy gishtat lart. Shpërthimi i Metës? Tani është fushatë, nuk merrem me akuzat e tij…

Emisioni ‘Studio e Hapur’ i gazetares Eni Vasili në ‘News24’ mbrëmjen e sotme është zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa i ftuar është kryeministri i vendit Edi Rama.

Ky i fundit ka folur për fushatën elektorale si dhe ‘timonin e qeverisë’. I pyetur edhe për fushatën me dy gishta që simbolizon PD-në, Rama tha se dy gishtat erdhën dhuratë nga fati sepse PS ka numrin dy në listën e partive në fletën e votimit.

Tonet janë ulur, ju e quani kreun e opozitës djalë të mire, por kjo klimë të le të mendosh që kjo marrëveshje është përtej asaj të 17 majit?

Unë mendoj se marrëveshja për të cilën bëra çmos është një marrëveshje që i intereson Shqipërisë. Kërkesa ime për të marrë një mandat të plotë nuk është një kërkesë për më shumë pushtet për vete. Se po te ishte kjo ne do prisnim 18 qershorin dhe Luli do priste natën për pak fresk se gjatë ditës do kishte vapë.

E kishit menduar që do bënit fushatë me dy gishtat lart?

Dy gishtat erdhën dhuratë nga fati sepse ne kemi numrin dy në listën e partive në fletën e votimit. Nëse do kishim numër tjetër do gjenim qasje tjetër. Por në këtë rast është një rastësi që më kujton Hegelin që rastësia është shpata që domosdoshmëria çan rrugën.

Nuk besoj se ka qenë largësia hegeliane, por një kurban siç është LSI?

Nuk ka lidhje kurbanesh. Unë nuk dua të bëj komente për largimet se janë larguar dhe të tjerë që nuk janë të LSI. Partitë nuk mund të jenë administratore të shtetit. Unë nuk përzihem fare me këtë proces, por në këtë rast, ajo që fitojmë nga ky proces është më e madhe. Këto do jenë të parat zgjedhje që garohet pa presion. Opozita është në garë dhe nëse populli vendos të mbajë timonin e qeverisjes dhe të referimeve dhe bashkërisht të bëjmë avokatin për e Shqipërisë për anëtarësimin.

Ju thoni nuk keni luftë me LSI-në por nga ana tjetër është Ilir Meta ka bërë disa deklarata. Nga Shkodra ju ka cilësuar si karagjozë, mbrëmë tha Rama vuan nga një mundje e pashërueshme “mosmirënjohja”…

I kam dëgjuar shumë kohë më parë. I konsideroj pjesë të një procesi elektoral. Çdo lidership ka qasjet e veta. Nuk është ky problemi dhe nuk merrem fare me të. Merrem vetëm me një gjë që socialistët dhe demokratët të kuptojnë se ka ikur koha e zgjedhjeve me tifozllëk. Nuk mund të ndahen njerëzit si tifozë në këto zgjedhje. Fleta e votimit nuk është biletë për në stadium por moment vendimmarrje.

Aleati juaj kryesor në qeverisje thotë se ju keni manipuluar ndërkombëtarët për të marrë në kontroll drejtësinë…

Nuk më interesojnë këto fjalime apo akuza në proces elektoral. Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi. Një tentativë, një puç për vettingun. Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës.

Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin vettingun. Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS.

Kështu thotë edhe PD edhe LSI…

Kështu thonë të gjithë por ka një të mirë në këtë vend se populli është i vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike. I vetmi garant për zbatimin e reformës në drejtësi është PS. Ndaj njerëzit duhet ta shohin edhe 25 qershorin si zgjedhje për të mos lejuar që reforma në drejtësi të merret peng dhe PS të mos jetë e shantazhuar.

A keni qenë i shantazhuar? Sot keni deklaruar që partitë e vogla marrin peng partitë e mëdha…

Fatkeqësia këtu është që unë flas për sistemin, vizionin e shtetit, ndërkohë që fjalët merren dhe përkthehen sikur janë për Ilir Metën. Nuk është LSI dielli dhe hëna në rrugën tonë. E kam për një sistem që është ndërtuar jo në këto 4 vjet por në 20 e kusur vite kur partitë e vogla kanë pasur akses në qeverisje si rezultat i mundësisë që i është dhënë nga vota për të kushtëzuar qeverisjen dhe me numrat e tyre kanë bërë pengmarrjen e shtetit jo të kryeministrit, jo të qeverisë. Sepse kanë marrë zyra, agjenci, inspektorate për të punësuar njerëzit e tyre. Kjo është një gjë që ka të bëjë me një sistem që nuk arrin dot t’i shërbejë njerëzve.

Ky është një sistem pervers që duhet të marrë fund për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të bëjë shtet. Për vizionin që unë kam për Shqipërinë që duam duhet patjetër ta bëjmë këtë revolucion brenda sistemit. Për një arsye nuk është bërë kurrë sepse partitë i prek drejtpërdrejt. Ata që vendosin nuk janë kryeministrat, janë zgjedhësit.

E njëjta skemë si në 2008?

Jo, jo nuk është e njëjta gjë.

Pse ju lutët LSI-së për koalicionin?

Nuk i jam lutur në sensin e koalicionit që ndërtuam. Po ju them është sistemi dhe kërkon autonominë në timon.

Edi Rama është i oligarkisë thotë LSI-ja, keni një koment?

Është një garë elektorale, kanë zgjedhur një qasje të tillë. Ta shoshim ç’thotë populli. Unë s’jam kundër partive të vogla në sensin e pjesëmarrjes, por koalicionet duhet të ndërtohen si jashtë. Gjermania, rri në negociata të tëra me muaj për programin, kurse këtu programi kalon në plan të dytë dhe seancat bazohen për të ndarë drejtoritë.

Cili do jetë koalicioni që do ta zgjidhë këtë gjë?

Se kush do jetë koalicioni ne do lexojmë votën e qytetarëve. Kur them duam timonin, nuk them se pas zgjedhjeve nuk do ketë koalicione por ama për t’i shërbyer programeve jo për të ndarë drejtoritë.

Para 4 vjetësh ne e dinim që kishit në një program, cili është mekanizmi që do ta zgjidhë?

Mos ngatërrojmë fëmijën me ujin e pistë. Koalicioni ka bërë reforma dhe as që diskutohet dhe që nuk ishin bërë në çerek shekulli, partnerët janë krenarë, unë jam krenarë por sot është kjo sfida. Shqiptarët do vendosin.

Rikthemi pak tek marrëveshja, ka ndikim Berisha për marrëveshjen e 17 majit?

Nuk mendoj se ja vlen t’i hyjmë meritave për marrëveshjen. Marrëveshja është meritë e PS. Berisha nuk do kishte bërë kurrë përpjekjet që bëra unë.

Berisha tha se është e pamundur të negociosh me Ramën?

Unë di që e kisha qëllimin për ta bërë këtë marrëveshje dhe e bëra në momentin e duhur. Rastin ma krijuan të tjerët. Ishte rasti që mu dha dhe unë e bëra marrëveshjen.

Paketa e parë Mcallister u refuzua,po ashtu edhe Mcallister+, pastaj ju ofruat paketën Big Mac?

Unë doja një marrëveshje që të hapte kapitull të ri për Shqipërinë.

E hidhni poshtë një koalicion pazgjedhur me PD?

Deri në 25 qershor nuk mendoj asgjë përveç fitore së PS. Hyjmë në shtepine e çdo shqiptari dhe harrojmë flamurin e partive duke u mbështetur tek flamuri i Skënderbeut. Ne do udhëheqim.

Keni rënë në marrëveshje me PD edhe me sfondin, se ka ngjashmëri?

Kur shoh sfondin e Republikës së PD më duket si sfond i një birre. Unë kam folur për Lulzim Bashën aq sa meriton Lulzim Basha. Ai është larg të qenit gati për të marrë përgjegjësi.

Po spoti me makinën e policisë?

Ai spot është një episod i shkurtër filmik. Unë nuk vë një gjobë të vërtetë,. E siç e thonë këta të reformave unë nuk kam një patentë.

Pse nuk keni një leje drejtimi?

Pasionin tonë për makinat, për ca breza e ka preferuar gjyshi. Me sa duket ai e ka ezauruar këtë pjesë. Dhe ne të familjes nuk e preferojmë drejtimin e makinës. Unë gjithmonë kam refuzuar të mësoj makinën, pasi kam shumë dëshirë që kur udhëtoj të mendoj.

Po sa i takon akuzave për shkarkimet për shkak të fushatës?

Unë merrem me vazhdimin e punës së qeverisë me vazhdimin e programit. Nuk merrem me këtë punën e aspektit elektoral. Rojet i kemi marrë nga PD. Ata merren me këtë punë.

Hera e fundit që keni mbledhur qeverinë kur ka qenë?

Para fillimit të fushatës.

Do mblidhet qeveria deri në fund të fushatës?

Qeveria vazhdon të mblidhet, është funksionale për pjesën që ka të bëjë me punët e qeverisë. Por unë do jem në fushatë.

Kur do hapen negociatat?

Ne negociata do t’i hapim sapo të mbyllen siç duhet procesi zgjedhur. Ne si opozitë dhe mazhorancë do punojmë për këtë. Nuk kemi nevojë për koalicion të madh për ta bërë këtë, mjafton të realizojmë marrëveshjen. Nëse vota do të jetë kuq e zi në 25 qershor ne do të ulemi në tryezën e negociatave në fund të këtij viti.

Lufta ndaj kanabisit është një ndër kushtet…

Lufta ndaj kanabisit do të jetë prioriteti ynë. Ne do të jemi në tryezën e negociatave me zgjedhje të pranuara, me vettingun në proces realizimi, dhe fenomenin e kanabisit drejt mbylljes…..

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Edi Rama rrëfehet: Ja pse bëjmë fushatë me dy gishtat lart. Shpërthimi i Metës? Tani është fushatë, nuk merrem me akuzat e tij…”

  1. malo says:

    keshtu flet nje politikan me vizion kombetar jo si Like floriri qe shan si rrugac pa lere Lulin se eshte akoma adoleshent
    Bravo Ed Rama . Vota ime per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *