Rama shpërthen ndaj gjyqtarëve, pasi çuan në Kushtetuese ligjin e Vetting-ut: Skuthat, është puç

7 Qershor 2017, 21:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është i shqetësuar nga deklaratat e aleatit në koalicionin aktual qeverisës, LSI-ja të bëra ndaj tij, por për çështjen e reformës në drejtësi, duke iu referuar kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e 3 neneve të ligjit të vettingut.

Rama e quajti një puç që i bëhet vettingut dhe tha se i tremben si djalli temjani.

Nuk më interesojnë këto fjalime apo akuza në proces elektoral. Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi. Një tentativë, një puç për vettingun.

Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës.

Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin vettingun.

Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS”, tha Rama.

2 komente në “Rama shpërthen ndaj gjyqtarëve, pasi çuan në Kushtetuese ligjin e Vetting-ut: Skuthat, është puç”

  1. ed says:

    Ha…ha….skuthat! Nuk jane si puna jote, k**qe gomari qe rrin ne facebook, ben rrolin e policit, merresh me llafe lart e poshte. Ata jane te zgjuar, mendoj e punojne cdo minute te vjedhin e te mos kapen. Ti je bere si xhandari i Qazim Mullet, qe dridhte zinxhirin e merrej me hajdutet ordiner.

  2. Thanas L. Gjika says:

    Nese Edi Rama lufton dhe arrin te zbatoje Reformen ne Drejtesi, ai hyn ne histori si shpetimtar i popullit tone. Kush e pengon do te mallkohet e denohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje