Interi dhe Unitedi në garë për James

7 Qershor 2017, 15:30Sport TEMA

Gara mes klubeve të mëdha për James Rodriguezin e Real Madridin vetëm sa po rritet.

Sipas The Sun për numrin 10 të Los Blancos janë futur seriozisht në garë dhe Interi e Manchester Unitedi.

Spanjollët kërkojnë 60 milionë euro, ndërsa lojtari preferon më shumë klubin e drejtuar nga Jose Mourinho.

Por, në rast se italianët vendosin t’i japin rrogë më të madhe, atëherë gjerat mund të ndryshojnë.

James nuk ishte në listën e lojtarëve në finalen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje