Kombëtarja U 21 test miqësor ndaj Skënderbeut U19

7 Qershor 2017, 17:47Sport TEMA

Kombëtarja U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ditën e nesërme  në orën 18:30 do të zhvilloje një ndeshje testuese me ekipin U19 të Skënderbeut në stadiumin e qytetit të Pogradecit “Gjorgji Kycyku”.

Shpresat janë akomoduar në qytetin liqenor për të përgatitur ndeshjen zyrtare Shqipëria U21-Estonia U21, e cila do të luhet më 12 qershor ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian.

Përfaqësuesja e kësaj moshe do të përballet për herë të parë në një ndeshje me estonezët. Shqipëria bën pjesë në grupin e dytësëbashku me Estoninë, Islandën, Irlandën e Veriut, Sllovakinë dhe Spanjën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje