Kryeministri Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë të qarkut të Kukësit, Kodheli uron për muajin e sakrificës

7 Qershor 2017, 11:01Politika TEMA

Me rastin e Muajit të Ramazanit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shtroi një iftar për besimtarët myslimanë të qarkut të Kukësit, ku ishin të pranishëm kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë për Partinë Socialiste në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, kandidatët e tjerë për deputetë në këtë qark, kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala, prefekti i qarkut, Liman Morina si dhe imamët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Në fjalën e saj të shkurtër, ministrja e Mbrojtjes Kodheli përshendeti besimtarët myslimanë në emër të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm, dhe i uroi atyre agjërim të mbarë e të pranuar.

Thjesht dhe vetëm dua t’ju uroj këtë muaj ta kaloni sa më lehtë, këtë muaj sakrifice, këtë muaj dedikimi, reflektimi, këtë muaj të paqtë që i lidh më shumë komunitetet, i lidh më shumë njërëzit.

Duke i lidhur i bën më të ndërgjegjshëm për çka duhet bërë më mirë, i bën më të ndërgjegjshëm për çka duhet bërë, i bën më të ndërgjegjshëm për të qenë të gjithë bashkë, e për ta ndërtuar një shoqëri pa vese, pa mëkate, të drejtë e të barabartë.

Ndaj thjesht dhe vetëm më lejoni, përfitoj nga rasti t’ju uroj agjërim të mbarë, zoti jua pranoftë sakrificën edhe respekt shumë për të gjithë ju që sakrificën dini ta ktheni në besim edhe në forcë për të ecur përpara për të bërë gjëra më të mira”, tha Kodheli.

Ndërsa Imami i Kukësit në fjalën e tij vlerësoi gjestin e kryeministrit Edi Rama për të ofruar iftar dhe e falenderoi atë për kujdesin e treguar për besimtarët myslimanë gjatë këtij muaji të shenjtë.

Nga ana e tij kandidati për deputet në këtë qark, Safet Gjici, si një besimtar mysliman, tregoi se me porosinë e të atit ka financuar xhaminë në fshatin e tij të lindjes në Bushtricë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje