Luiza Gega vazhdon sukseset, kampione në Turqi me Fenerbahçen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Luiza Gega nuk i ndahet podiumit ndërko mbëtar. Jo më larg se dje atletja shqiptare i shton palmaresit të saj edhe një titull kampion me ekipin turk të Fenerbahçes.

Nën logon e skuadrës së Stambollit, shqiptarja zuri vendin e parë në garën e 3000 m/p në Superligën vendëse me diferencë të madhe nga kundërshtaret. Në fundin e një konkurrimi pa histori, koha e shënuar nga rekordmenia kuqezi ishte 9:44.79.

“Gega doli e para, ndërsa vendi i dytë vinte në këtë konkurrim si kampione e Europës për moshat deri ne 23 vjeç. Përpara nisjes u përballëm me një problem teknik që ndikon në performancë. Ankaraja është në nivelin e 940 m mbi nivelin e detit, ndërsa stadiumi në 1000 m mbi nivelin e detit.

Por kjo ndikon në performancë. Për këtë arsye u bë garë teknike. Desha vetëm të neutralizoj të vetmen kundërshtare të vërtetë që kishte në garë. Gjatë garës i thashë Luizës që të ulte ritmin sepse nuk kishte kuptim gara, e cila vrapoi vetëm. Për dijeni, 3 sportiste i kapi të paktën nga një xhiro. Sakaq, nesër (sot) do të vrapojë në 1500 metra me një keniane të natyralizuar si turke”, deklaroi për gazetën “Panorama Sport”, Taulant Stërmasi, trajneri i atletes Luiza Gega.

Në fund të muajit prill, pak ditë pasi theu edhe rekordin e 10000 metrave (i vetmi që i mungonte në karrierë), Gega firmosi kontratë 1-vjeçare me skuadrën turke të Fenerbahçes. Sakaq, më 2 qershor, Gega do të merrte pjesë në “Bydgoszcz Cup” që u zhvillua në Poloni në disiplinën e 1500 metrave. Në këtë përfaqësim të radhës në arenën ndërkombëtare, Gega do të zinte vendin e dytë me kohën e përgjithshme 4.09.76 sekonda.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *