Mesazhi ironik i Metës për Ramën: Nëse e ke të vështirë të marrësh Petritin, gjej Narin. Unë jam Ilir Meta…!

“Në qoftë se e ka të vështirë të marrë Petritin, të shkojë të gjejë Narin”.

Kjo ka qenë batuta e kreut ne detyre te Kuvendit Ilir Meta ne studion e emisionin “Debati ne Channel One”, te gazetarit Roland Qafoku.

Meta i ka sugjeruar Ramës që pas 25 qershorit të lidhet me Nar Kokën, i cili eshte vëllai i deputetit Lefter Koka. Nar Koka njihet si ‘kumbari’ i koalicionit PS­LSI në vitin 2013.

Po në qoftë se z. Rama do t’u kërkojë juve koalicion pas 25 qershorit?

Së pari, unë nuk hyj në çështjen e koalicionit, sepse unë nuk jam as kryetar i LSI­së, as anëtar i kryesisë.

Së dyti, numrin e telefonit të Petrit Vasilit e di. Në qoftë se e ka të vështirë të marrë Petritin, të shkojë të gjejë Narin, ai apo Luli, dhe ta çojë Narin te Petriti. Ka edhe forma të tjera të komunikimit.

Por ndoshta Petriti nuk do të ketë nevojë për të dy bashkë dhe ky do të jetë një fat i mirë për Shqipërinë.

Unë jam Ilir Meta, në radhë të parë, para shqiptarëve unë kam detyrë t’u flas hapur shqiptarëve që nesër të mos thonë e ka fajin Ilir Meta, pse na e tha, pse s’na e tha.

Unë po ua them shqiptarëve që askush pas 27 vjetësh nuk duhet të mendojë se vota e tyre është pa vlerë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Mesazhi ironik i Metës për Ramën: Nëse e ke të vështirë të marrësh Petritin, gjej Narin. Unë jam Ilir Meta…!”

  1. devi says:

    Po e dime, Ilir Meta me bllok ne dore per te vjedhur, e aq shume kliente kishe sa nuk i mbaje mend e duhej ti shenoje ne bllok, se kishte rrezik te shpetonte ndonje. Keto jane te publikuara por me sa duket i harron, por populli nuk i harron se i ka vuajtur ne kurriz bemat tuaja e LSI.

  2. dalan says:

    O e morem vesh, ti je ai qe pasi dole me ze dhe me figure the qe ai ne figure nuk eshte Ilir Meta. Vetem blloku ishte i Ilir Metes.

  3. ARIU says:

    Tani qe shkove per lesh me gkithr LDI-nr cfsre do na thuasj?
    Ate Petritin tend jo vetem nuk i pladi trspi ta marre ne telefon por dha doreheqje i shkreti.
    Ju lodhen koqet shume me zockat e reja te
    Arsimit ndaj LSI nuk fitoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *