Stazhe me 200 mijë lekë në muaj? Ja se si Lulzim Basha del bllof

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në luftën me mullinjtë e erës, si Don Kishot i “Republikës së Re”, Lulzim Basha nuk po njeh limite në mashtrimet elektorale.

Mendësia e vjetër e Bashës, po kërkon t’u shesë edhe të rinjve sapunin për djathë, teksa u premton 10 mijë stazhe për më të mirët që mbarojnë shkollën e lartë, me 200 mijë lekë të vjetër në muaj, për 12 muaj me radhë.

Prapa këtij premtimi, i thënë kaq thjesht, si një muhabet të kafeneja e lagjies, nuk qëndron ndonjë strategji a program i strukturuar për nxitjen e punësimit rinor.

Me sa duket, Basha nuk ka asnjë lidhje me realitetin e rinisë shqiptare. Nëse do ta njihte, do ta dinte minimalisht se si po funksionojnë programet aktuale të praktikave e punësimit rinor në vend dhe sa të rinj kanë përfituar prej tyre.

A e di Lulzim Basha se programi kombëtar për praktikat e punës ofroi gjatë 2016, 2000 vende në dispozicion për praktikë pune në administrate?

Se në thirrjen e parë gjatë 2015, aplikuan 1700 të rinj dhe u përzgjodhën 950, të cilët zhvilluan praktikën e punës. Nga këta, 200 patën shansin të nënshkruanin një kontratë pune 1 vjecare?

Që në Janar 2017- 200 të rinj që ndoqën praktikën e punës, morën kontratat një vjecare të punës,të përzgjedhur nga 3000 praktikantë që ndoqën këtë program?

Tallje e madhe është gjithashtu shifra që premton për pagesë, nën pagën minimale që është 240 mijë lekë të vjetra. Ky është rasti tipik kur shterpësia politike, ofron lëmoshën si premtim, si alternativë.

Basha do të ishte më i vërtetë dhe i besueshëm nëse do ti prezantonte rinisë një alternativë më të mirë se kjo, por nuk e ka, sepse nuk di.

E për rrjedhojë, vetëkënaqet me premtime që të kthejnë pas në kohë, te shterpësia politike, që nuk konsideronte praktikat moderne të nxitjes së potencialeve rinore, por vetëm lidhjet familjare, nepotike dhe korruptive me pushtetin, si e vetmja mundësi punësimi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Stazhe me 200 mijë lekë në muaj? Ja se si Lulzim Basha del bllof”

  1. taraboshi says:

    Basha mund te jete i afte te drejtoje deri diku nje shkolle fillore edhe per kete duhet dikush tjeter te ja coje te gatshem programin mesimore se vete nuk din me e ba .Gjithashtu ju kerkoj socjalisteve tja marrin programin e tyre e tja botojne ne internet se tu genjy perdite elektoratin ku edhe aj vete nuk mban mend ca ju premton ne nje qytet e cfare premtimesh ben ne nje qytet tjeter dhe mund te kete njeri qe genjehet dhe pa dashje i beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *