Tom Doshi: Marrim tre deputetë në Shkodër, mbështes vetëm Ramën

Sapo doli nga Prokuroria e Përgjithshme ku u përball me akuzën e  “deklarimit të rremë të pasurisë”, deputeti Tom Doshi u  shpreh i sigurt se e gjithë kjo është presion para fushate.

Doshi theksoi pa mëdyshje se megjithatë kjo nuk e pengon aspak, pasi nuk ka asgjë me ligjin dhe ka mbështetjen e elektoratit.

Më tej ai shtoi se jo vetëm do jetë deputet, por forca që ai përfaqëson, PSD-ja do marrë 3 deputetë në Shkodër.

“Kjo bëhet për zgjedhje, unë kam mesazh për elektoratin të rrijë i qetë, unë nuk kam asgjë me ligjin. Unë do vij në parlament prapë dhe prokuroria do përballet ne gjykatë me akuzat. Asgjë nuk më pengon, përkundrazi më rritet mbështetja më shumë se shihet tendenca ndaj meje, unë pretendoj tre deputete në Shkodër, ardhja imë në parlament është e padiskutueshme”- tha ai.

Ndërsa kur u pyet se me kë do të bëjë koalicion kryetari i partisë që ai garon, Doshi theksoi: Unë mbështes kryeministrin Rama.

 

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...