410 miliardë lekë/ Fatura e “taksës Basha” për punëtorët dhe të vetëpunësuarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rikthimi i taksës së sheshtë, një premtim kyç në platformën e Bashës, do të detyrojë 412 mijë të vetpunësuar, sipërmarrës e punëtorë që të paguajnë 410 miliardë lekë më shumë në katër vitet e ardhshëm.

Në këtë kategori përfshihen të gjithë pronarët e një biznesi të mesëm apo të vogël në qytet, tregtarët, sipërmarrësit e vegjël si dhe të punësuarit e bizneseve të tyre.


“Taksa Basha” e shpjeguar

412 473 shqiptarë janë të punësuar në sektorin privat jo-bujqësor

Paga mesatare e këtij sektori është 46 mijë lekë.

Sot paguhet 4,48% tatime mbi këtë pagë, mesatarisht 2 mijë lekë në muaj.

Me taksën e propozuar nga Basha, tatimi mbi fitimin rritet në 9%, shkon në 4 100 lekë në muaj.


Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare mujore e një punonjësi të sektorit privat jo-bujqësor në vitin 2015 ka qenë rreth 46 mijë lejë, ndërsa me taksën aktuale progresive mbi të ardhurat, tatimi i tyre është rreth 2 mijë lekë, sa 4,48% e pagës.

Zëvëndësimi i kësaj takse progresive me taksën e sheshtë 9% do të dyfishojë automatikisht barrën e të vetpunësuarve, që do të paguajnë mesatarisht 4 100 lekë ose  2 100 lekë më shumë në muaj.

Në një vit, çdo punonjës do të paguajë 25 mijë lekë, ndërsa brenda një mandati, në rast të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, shteti do t’u marrë nga xhepat 1 milionë lekë të vjetra më shumë çdo të vetpunësuari.

Në mënyrë paradoksale, sa më e ulët të jetë paga aktuale nën këtë mesatare, aq më i lartë do të jetë tatimi që do të imponohet nga “taksa Basha”.

Në total, vetëm 3% më i pasur i popullsisë pritet të përfitojë nga ky ndryshim fiskal, pikërisht ata që fitojnë më shumë se 1,3 milionë, të cilët do të shohin barrën e tyre të taksave mbi të ardhurat të përgjysmuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *