Agjenti i Moratës: Lojtari do të marrë vendimin në ditët e ardhshme

8 Qershor 2017, 17:27Sport TEMA

Agjenti i Alvaro Moratas është shprehur se lojtari i tij pëlqehet nga Milani dhe shumë ekipe të tjera të njohura.

Rossonerët në javën e fundit kanë qenë të lidhur ngushtë më një transferim të lojtarit.

“Alvaro është një lojtar që dëshiron të luajë më shumë dhe të jetë i rëndësishëm. Ai kërkon të luajë më shumë dhe kjo ka arsye pasi ka shënuar 19 gola në të gjitha garat. Nuk është e mjaftueshme”.

“A do të qëndrojë? Nuk e di, pasi kishte një sezon të shkëlqyer me Real Madridin dhe fitoi tituj. Lojtari do ta bëjë të ditur vendimin e tij në ditët e ardhshme. Interesimi  nga Milani? Ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë, njëjtë është edhe për shumë skuadra të tjera të mëdha që e duan këtë lojtar të kalibrit të lartë”, tha agjenti i Moratës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje