Basha i tregon hallet të rinjtë në Elbasan: Të gjithë paguani taksa, arsimi i lartë financohet nga buxheti

8 Qershor 2017, 17:57Politika TEMA

Lideri  i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me disa të rinj në Elbasani ku ka folur për planin e Republikës së Re mbi arsimin.

Ai i ka bërë studentëve edhe një panoramë të halleve që ata kanë dhe nuk i dinë.

 

“Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë.

Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti.

Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin. Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura,” tha Basha.

Edhe në këtë takim, ajo që ra në sy ishte pjesëmmarrja tepër e ulët e të rinjëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje