Basha me fermerët: Do t’i flas presidentit Trump për fasulet dhe qepët e Zëmblakut, Buçimasit, Devollit...

8 Qershor 2017, 11:19Politika TEMA

Lulzim Basha ka “zbuluar” një takim me presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa fliste me fermerët e Korçës.

Ai tha se do t’i flasë kreut të SHBA-ve sapo ta takojë për fasulet dhe qepët e Korçës.

“Kur ta takoj presidentin amerikan do t’i flas edhe për fermerët e Buçimasit, Zëmlakut, Korcës, Devollit. Do t’i them që ata mezi presin që unë do të zbatoj reformën e tij,” tha Basha.

Edhe pse Basha e bën fakt të kryer takimin me Trump, ende nuk dihet me diguri nëse kjo është një dëshirë e kryeopozitarit apo një takim i konfirmuar.

Ai edhe më herët, u nis drejt SHBA-ve për një takim të tillë por nuk mundi të takonte anjë personalitet të rëndësishëm duke u kthyer në Shqipëri pa rezultate pozitve nga kjo vizitë.

2 komente në “Basha me fermerët: Do t’i flas presidentit Trump për fasulet dhe qepët e Zëmblakut, Buçimasit, Devollit…”

  1. dada says:

    Idiot, Trampi i ka ra kot ne qafe asaj pune per vete,

  2. Petriti says:

    hahahah dhe Presidentit Tramb do ti plas per to, paske rrjedhur o Lul.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje