Bashkim Fino mesazh nga Fieri: Mandatin e dytë përkushtim të veçantë bujqësisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Kandidatët për deputetë për Qarkun e Fierit Bashkim Fino dhe Lindita Buxheli, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, kanë vizituar ambjentet e biznesit agro bujqësor “Elian Export” të vendosur në zonën industriale të qytetit të Lushnjes dhe kanë biseduar me dhjetra të punësuar në këtë biznes.
Bashkim Fino në fjalën e tij theksoi  se në mandatin e dytë të qeverisë Rama do të punohet më shumë në sektorin e ekonomisë dhe bujqësisë duke përmirësuar kushtet e biznesit si dhe duke mbështetur këtë sektor të ekonomisë së vendit.
Të punësuarit shprehen entuziastë për  arritjet e qeverisë gjatë katërvjeçarit të parë të qeverisjes dhe siguruan mbështetjen e tyre maksimale në 25 qershor me votën e tyre për Partinë Socialiste.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *