Ç’mendon Berisha për Bashën dhe të përjashtuarit nga lista

8 Qershor 2017, 14:27Politika TEMA

Shumëkush ka kërkuar që Sali Berisha të flasë për përplasjet e mëdha që kanë shpërthyer Brenda parisë që e ka drejtuar me dorë të hekurt për një çerek shekulli. Madje ka pasur thirrje publike se ai duhet të prononcohet për mënyrën se si u mbyll çadra, për fshehtësinë e paktit Rama Basha, për mënyrën se si u përjashtuan të gjithë bashkëpunëtorët e tij nga lista dhe për reagimet e këtyre të fundit.

Por megjithëse ka pranuar të japer një intervistë të gjatë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH (për shkak të largimit të Berishës drejt Hungarisë ajo është regjistruar më parë) ish lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral. Megjithëse bashkëbisedimi do të transmetohet vetëm nesër në mbrëmje, Lapsi.al ka arritur të zbardhë disa nga përgjigjet. Si rrallë herë ai i ka anashkaluar përgjigjet për konfilktet e brendëshme të PD-së: “Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë” i ka thënë ai Dervishit.

Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar: “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë” edhe e ka mbrojtur më pas Bashën: “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.

E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pytetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD. Por për këto qëndrime të zjarrta berisha është përgjigjur ftohtë: “Nuk kam asnjë koment”.

Ky qëndrim i tij i ka bërë edhe më të forta hamendjet: me kë është në këtë konflikt Sali Berisha??? A po mbështet ai pa kushte Bashën? Apo thjeshtë nuk do të dëmtojë PD-në në fushatë dhe më pas do të shprehet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që do të bëhet në korrik?

Edhe në këtë pikë doktori ka qenë evzaiv. Kur është pyetur se çdo të ndodh me Bashën nëse humbet ai ka thënë se: “kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë”. Ndërsa kur Dervishi ka insistuar nëse do zbatohet standarti i vënë nga vetë Berisha që ai që humbet largohet ai ka thënë: “Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”.

Pra kush ka shpresuar që doktori të mbajë qëndrim pëe sherrin e brendëshëm mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij do të mbetet i zhgënjyer edhe nga intervista e të premtes në mbrëmje në TVSh. Me sa duket Berisha nuk do ti kënaqë deri në korrik, as ata që mendojnë se ai përkrah të gjitha zgjedhjet as ata që besojnë se ai fshihet pas të gjitha zgjedhjeve të pasardhësit, as të tjerët që shpresojnë se tashëmë ai është mërzitur në mënyrë të pakthyeshme me Bashën.

2 komente në “Ç’mendon Berisha për Bashën dhe të përjashtuarit nga lista”

  1. kush po i ngre lapidarin enver hoxhes prej diamanti ? says:

    Sinqerisht nuk e kuptoj a e ka mposhtur Sali Bythisha ,Euroameriken apo eshte nje kuisling i ekstremeve apo sekteve antishqiptare ne washington apo bruksel qe vazhdojne akoma “konferencen e ambasadoreve” .

    Sepse ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    .
    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.
    .

    Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
    .
    Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij.
    .
    Kam qene ..jam… dhe do te jem antikomunist & antienverist..por Amerika & Europa me krijimin e perbindeshit berishe dhe tolerimin kriminal qe po i bejne kesaj monstre e kane kthyer Enverin ne legjende

  2. emigranti says:

    ah more shqiptare politika eshte kurve e ndyre dhe ai qe behet politikan duhet ta dredhi si ti vije momenti keshtu qe dhe berisha do veproje per te mbrojtur koken e vet dhe jo per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje