FAKTET/ “Republika e Re” me xhaketat e vjetra: Ja të gjitha postet që kanë mbajtur kandidatët e listave fituese të Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prej gati 2 javësh Lulzim Basha u ka paraqitur shqiptarëve, listën e tij personale të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e Shqipërisë.

Në fakt Lulzim Basha ka bërë edhe disa artikulime, duke mbajtur edhe qëndrime, por edhe duke prezantuar simbolikat e listës së tij.

Sipas Bashës, Republika e Re do të ketë grup parlamentar mbi 80% deputetë të rinj që janë për herë të parë në parlament,

CityNews në një investigim të thjeshtë të listës vërtetoi krejtësisht të kundërtën, Lulzim Basha nuk kishte në lista as gjysmën e fituesve që mund të shkonin si deputetë për herë të parë.

Por ka edhe një tjetër fakt që ende nuk është raportuar nga mediat. Gati 100% e listave fituese të Lulzim Bashës, janë shërbëtorë të asaj që ai e quan Republika e vjetër, pra deputetë të Republikës së vjetër, ish ministra, ish shërbëtorë, ish drejtorë të Republikës së vjetër që do të ndërtojnë Republikën e Re.

Lulzim Basha fatkeqësisht edhe njëherë kapet duke gënjyer në atë që thotë publikisht. Shpallet krenar me nje listë që përfaqëson ministrat më të këqinj dhe më të akuzuar të kohës së Berishës, ish drejtorë të korruptuar apo shërbëtorë dhe servilë të tjerë, që janë po aq përgjegjës për humbjen e 2013 sa edhe vetë Basha, që sot gardën e vjetër e ofron si zgjidhje të re.

Më poshtë po sjellim detyrat që kanë mbajtur të gjithë kandidatët e Lulzim Bashës.

Le të fillojmë me qarkun e Lezhës, Aldo Bumçi në tetë vite ministër i Sali Berishës te Drejtësia, Kultura dhe deputet. Andon Frrokaj, ish kryebashkiak i Mamurrasit. Preç Zogaj, ish deputet i Partisë Demokratike në vitet 2005-2009, më pas u hoq nga Berisha sepse dyshoi se raportonte te Edi Rama.

Shkojmë në qarkun e Beratit, ku lista kryesohet nga ish ministri dhe ish deputeti Eduart Halimi, ish deputeti Astrit Veliaj dhe ish deputeti i dorëhequr Lefter Maliqi dhe i katërti është Bujar Hoxha ish prefekt i Beratit, kandidat për Bashkinë e Urës Vajgurore në zgjedhjet e vitit 2015.

Le të zbresim në qarkun e Durrësit, ku lista kryesohet nga një ish këshilltar i Berishës, deputet i PD, pjesë e Republikës së vjetër siç është Oerd Bylykbashi. Fatbardha Kadiu e vetmja në listë që s’vjen nga Republika e Vjetër. I treti në listë është Edi Paloka, deputet në disa legjislatura zëdhënës dikur dhe sot nën kryetar i PD, i katërti Florjon Mima, ish Drejtor Tatimesh, ish zv ministër i Financave, ish deputet dhe ministër i Ekonomisë për disa muaj në qeverinë Berisha.

Agron Duka, ish ministër i Bujqësisë në kohën e Fatos Nanos, deputet i socialistëve dhe republikanëve, kryetar i PAA. Vullnet Topalli, ish shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, më pas asaj Bashkiake, kur Tiranën e drejtonte Basha dhe në fund ish drejtor i INUK  Tiranë.

Shkodër, Romeo Gurakuqi vjen nga UET i Çilit që nuk besojmë se ka nevojë për prezantim. Universiteti që u licensua dhe i shërbeu Republikës së Vjetër, më pas i shërbeu Rilindjes me devotshmëri dhe tani ka futur në listat e Bashës ata që kanë shpresë të ndërtojnë Republikën e Re. Izmira Ulqinaku, ish specialiste në Bashkinë e Shkodrës, një vajzë e re, e cila në fakt për shkak të moshës bën përjashtim nga shërbëtorët e Republikës së Vjetër.

Lorenc Luka është simboli historik i Republikës së Vjetër, ish deputet, ish kryebashkiak dhe ish kryetar qarku në Shkodër, nuk ka post lokal që nuk e ka drejtuar Lorenc Luka. Bardh Spahia dy herë kandidat për deputet dhe ish zv/ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Berishës. Nard Ndoka, nuk ka nevojë për prezantim, deputet dhe ministër, themelues i PDR, tani kryetari i PDK. I gjashti në listë Gjon Uldedaj edhe ky i Republikës së vjetër.

Kukës, lista kryesohet nga Flamur Noka, disa herë deputet, tashmë dhe ish Ministër i Brendshëm në qeverinë Berisha. Dirigjenti kryesor i Republikës së Vjetër. I ndjekur nga Isuf Çelaj, ish drejtor dhe ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në 8 vite. I treti në Kukës është deputeti, Alban Zeneli.

Dibër lista e PD kryesohet nga Dhurata Çupi, drejtoreshë në ministrinë e Brendshme në qeverinë e Berishës, më pas në Bashkinë e Tiranës, deputete. Xhemal Gjunkshi, ish Shefi i Shtabit të Ushtrisë gjatë qeverisjes së Sali Berishës, i cili pasohet nga biznesmeni Edmond Isaku.

Lista e qarkut të Korçës kryesohet nga Valentina Duka, dekane për shumë vite e Republikës së vjetër, që ateherë kur emëroheshin themeluese dhe kandidate e PDR e Genc Pollos në vitin 2001. Valentina Duka ndiqet nga Ervin Salianji, një nga produket e Henri Çilit, ish drejtor në Bashkinë e Tiranës, direkt nga katedra dhe biznesi me Henri Çilin. I treti në listë është Hekuran Hoxhalli, ish kreu i PD në Devoll përpara vitit 2005 dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i INUK.

I katërti është Klevis Balliu, këshilltar i Presidentit Nishani, djali i Fahri Balliut, se çfarë përfaqëson nga Republika e vjetër ai, s’ka nevojë të komentohet më tepër. I pesti në listë është Andrea Mano ish Drejtor i Arsimit dhe ish prefekt i qarkut të Korçës, kandidat për Bashkinë e qytetit. I gjashti vjen Nikallaq Karamelo ish deputet dhe i shtati Fatmir Guda, ish kryebashkiak i Leskovikut.

Në qarkun e Fierit lista kryesohet nga Enkelejd Alibeaj, ish drejtor në kabinetin e Berishës, deputet, dhe ish ministër, ish kandidat për Bashkinë e Fierit. Genc Pollo, ministri më i akuzuar i qeverisë së Sali Berishës, skandalet e tij me licensat universitare, kioskëzimit e Arsimit të Lartë dhe më e fundit ishte tenderi 20 milion euro për digjitalizimin e TVSH, ku Pollo u zhyt me kokë dhe u akuzua se po favorizonte një firmë tjetër, deputet, themelues i PDR, Pollo shkëlqen nga Republika e Vjetër.

Myslym Murrizi, ish deputet i PD, ish drejtor Tatimesh.  Ai pasohet nga Luan Baçi, një prej ish sekretarëve të Rinisë së PPSH në vitin 1991, ish drejtor i Patentave, Ish DRSHTRR, ku gjatë investigimeve nga emisionet e ndryshme televizive, u pajis me patentë Fernando Alonso.

Në qarkun e Elbasanit, lista kryesohet nga një ish minsitër dhe zv.ministër i Sali Berishës, më pas kryetar komisioni, deputet, sot nënkryetar i PD, Edmond Spaho. Pas tij në listë në Ebasan vjen Endri Hasa, ishdrejtor i AKSH-it. Luçiano Boçi, ish kryetar i Partisë Demokratike  Elbasan dhe deputet, ish kandidat për kryetar bashkie. I katërti në listë është Taulant Zeneli, një nga drejtorët e Lulzim Bashës që e ka mjaft të preferuar.

Qarku  i Tiranës udhëhiqet nga Lulzim Basha, i cili e shfaq veten si udhëheqës i Republikës së Re, por në fakt ai është 6 vite ministër i Sali Berishës dhe më pas 4 vitë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Basha ka qenë ministër i Punëve Publike dhe Transporteve, i akuzuar për aferën 1.2 miliard dollarë në rrugën Durrës-Kukës, më pas është ministri i Jashtëm që firmosi marrëveshjen e ujërave me Greqinë që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Në 21 Janar të 2011, ai është ministri i Brendshëm, ku u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 4 persona, më pas i mbështetur nga Berisha mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, se çfarë bëri e ka treguar koha, kryetari i Partisë Demokratike që për katër vite nuk zhvilloi dot zgjedhje, më shumë i emëruar nga Berisha.

Orjola Pampuri është e dyta, ajo ndoshta vërtet përfaqëson Republikën e re që rrëzon shtyllat konservatore të PD dhe mbështet homoseksualët. Rudina Hajdari e treta në listë, vajza e të ndjerit Azem Hajdari, vrarë para selisë së PD. Se si do të ndjehej Azem Hajdari me Republikën e Re dhe Lulzim Bashën, nuk mund të themi asgjë.

Grida Shqina-Duma, ish zv/ministre Integrimit në qeverinë e Berishës, të cilës Përmbarimi i kërkonte llogaritë, e hetuar nga Prokuroria për mashtrim me shitjen e disa hyrjeve, ku ortaku i saj më pas u dënua. Një nga produktet e Çilit të UET.  Albana Vokshi, ish deputete, Jorida Tabaku, ish nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ish deputete. Pr.Dr, Sali Berisha, themelues, lideri historik i Partisë Demokratike, ish kryeministri, në rast se të shkuarën do ta quajmë të vjetër, Sali Berisha është simboli i saj dhe këtë e thotë Lulzim Basha dhe jo ne.

Pas Berishës, në listë vjen doktor Halim Kosova, ish drejtor i spitalit “Mbrëtërësha Geraldinë”, ish deputet, për pak kohë ministër i PD dhe ish kandidat në Bashkinë e Tiranës. Genti Strazimi ish kreu i FRPD, deputet në disa legjislatura. Fatmir Mediu, ish ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Sali Berishës, njeriu kryesor i akuzuar për shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën të aktën 26 persona. Dashamir Shehi është ish ministër i Berishës që pason Mediun, deputet në disa legjislatura dhe zëvendës kryeministër.  I dymbëdhjeti ështe Gerd Bogdani ish zëdhënës i Lulzim Bashës në Ministrinë e Trasporteve, ish kryetar i FRPD, ish kryetar i një minibashkie dhe deputet në disa mandate.

Gjirokastër, listën e kryeson ish ministri dhe ish kryetari i PD, Tritan Shehu, themelues dhe nën kryetar i PDR, ish deputet. Roland Bejko, kryetar aktual i PD në Gjirokastër, i rikthyer në detyrë pas 2013. Ish drejtor për një kohë të gjatë në Ministrinë e Brendshme, Prefekt në Berat gjatë qeverisë Berisha. I treti në Gjirokastër është Kosta Barka, ish ministër i Sali Berishës, ish deputet.

Vlorë, mjafton të përmendim se në listë fituese dhe në pjesën e dyshimtë janë Vangjel Dule, kreu i PDBDNJ, deputet, dikur mbështetës i Nanos, më pas i Ramës, më pas i Berishës, tani i Bashës, pas tij vjen ish kreu i KQZ, ish gjykatës, sekretari i Përgjitshëm i PD, deputet, Arben Ristani. Dashamir Tahiri është i pesti, ish deputet i PDIU, tani kandidat i PD.

Ish- deputetët, ish- ministrat, ish- drejtorët dhe ish- shëbëtorët e Republikës së vjetër, janë ata që Lulzim Basha kërkon të paraqesë te shqiptarët si Republika e re.

Shikoni detyrat dhe postet që kanë mbajtur gjatë qeverisë së Berishës 2005-2013, gjatë qeverisë së Aleksandër Meksit, ka nga ata që kanë qenë drejtorë dhe ministra në qeverinë socialiste 1997-2005.

E në rast se shpresojmë dhe duam Republikën e Re, a mund të bëhet me njërëz të vjetër, me të korruptuar të vjetër, me hajdutë të vetër, me maskë të vjetër?

Republika e re e Lulzim Bashës është thjesht dhe vetëm maska që ai i ka vënë fytyrës së tij!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “FAKTET/ “Republika e Re” me xhaketat e vjetra: Ja të gjitha postet që kanë mbajtur kandidatët e listave fituese të Bashës”

  1. Peco says:

    Ky vend nuk nxjerr dot nje Servantes, por po te nxirte, bemat e Lulezim Bashes jane xhevahire qe do ta benin Don Kishotin si roman te dukej I pavlere. Ta vesh re se si flet ne mitingje, shkulesh gazit. Po te njejtin stil perdor edhe neper studio televizive, flet sikur eshte ne cader, pasi truri I tij nuk eshte I afte te adaptohet neper situata te ndryshme. Shyqyr qe di anglisht, trashegoj nga vjerri ca leke te Vefes, ja beri peshqesh zoti Argita Berishen dhe babane e saj, pa te jete per vete Bashen eshte kalliri me pa kokrra qe bene nena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *