FOTOT/ Doktori i Beratit braktis pacientët për fushatë. Edhe dy zyrtarë të Bashkisë e shoqërojnë në orarin e punës

8 Qershor 2017, 13:15Politika TEMA
FOTOT/ Doktori i Beratit braktis pacientët për fushatë. Edhe dy

Kandidati për deputet i LSI në qarkun Berat, Eugen Bojaxhiu, shkel hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, që ndalojnë përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në fushatë, në orarin e punës, raporton Lexo.al.

Bojaxhiu është mjek pranë një qëndre shëndetësore të Beratit dhe njëkohësisht kandidat për deputet. Pavarësisht kësaj, ai guxon që në orar të punës, kur duhej të ishte duke pritur pacientët e tij, të dalë të bëjë fushatën elektorale.

Në 24 Maj, në cilësinë e kandidatit, ai publikon fotot nga takimet me tregtarët në tregun industrial të Beratit, treg i cili mbyllet cdo ditë në orën 15.00. Pas këtij orari, cdo dyqan është i mbyllur dhe është e qartë se Bojaxhiu i ka zhvilluar takimet para kësaj ore, ndonëse i duhet të jetë cdo ditë deri në orën 16.00, pranë qendrës shëndetësore.

Nga fotot duken edhe dy zyrtarë të Bashkisë Berat që kanë shkelur gjithashtu ligjin.

Fatmir Bega, Drejtues i Njësisë Administrative nr. 2 të Bashkisë Berat, ndodhet përkrah Bojaxhiut kur në fakt, deri në 16.00 duhej të ishte në zyrë.

Rexhina Limja, është njëkohësisht kandidate për deputete, kryetare e LRI dhe drejtuese e zyrës rinore brenda institucionit të Bashkisë Berat. Edhe ajo nuk ndodhet në zyrën e saj në orarin e punës, por pranë tregtarëve të tregut industrial për të shpërndarë mesazhet e LSI.

1 komente në “FOTOT/ Doktori i Beratit braktis pacientët për fushatë. Edhe dy zyrtarë të Bashkisë e shoqërojnë në orarin e punës”

  1. Bert says:

    Mjeksia është profesion fisnik, altruist, empatik. Me fjalë të tjera është çdo gjë tjetër përveç se vlerat që percjell LSI dhe kryetarët e saj 7-pëqindsha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje