Kandidati i PD sulmon ambasadorët: Mos u bëni pjesë e fushatës së PS, po bëhet lojë e pistë...!

8 Qershor 2017, 12:01Politika TEMA

Tritan Shehu, ish- drejtuesi i PD-së, sot kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, i bën thirrje ambasadorëve të akredituar në Tiranë që të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ai shkruan se ministria po bën një lojë të pistë duke ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që  po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.

“Të nderuar ambasadorë, do t’ju lutesha që edhe pa dashje të mos bëheni pjesë e fushatës elektorale në Gjirokastër! Dikush ka ndërruar tekstin e ftesës për aktivitetin e nesërm që Ministria e Kulturës po përpiqet të organizojë në Libohovë, qartësisht si pjesë e fushatës elektorale te Zj. Kumbaro.

Ky aktivitet është në kundërshtim me etikën elektorale dhe ligjin. Ai dikush po përpiqet të përdorë emrat tuaj të nderuar. I kërkoj gjithashtu dhe “fondacionit” në fjale të mos bëhet pjesë e kësaj “loje”, shkruan Shehu në “Facebook”.

3 komente në “Kandidati i PD sulmon ambasadorët: Mos u bëni pjesë e fushatës së PS, po bëhet lojë e pistë…!”

  1. stefan says:

    Ky dereziu ka ikur per lesh!

  2. Fieri says:

    Cili eshte ai qe me sqaron mendimin e ketij Tritan Preshit . Basha thot qe kemi mb eshtetjen e nderkombetareve ,e mbeshtjetja behet nepermjet ambasadoreve , kurse ky preshi i Lushnjes ,tani deputet ne Gjirokaster thote : ” Ambasadoret e huaj po perkrahin PS-ne ”
    A mor vella! Ju kini mbaruar ,por halli na ka zen ne ……

  3. kujtimi says:

    Hiqjani prasin ketij te shkretit se nga prasi qe i dhane lushnjaret ne 97 ky akoma flet percart.Mjer ne per kto vjetersira qe edhe metarlugjiku nuk i pranon per shkrirje se jane vetem skorie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje