Meta mesazh për Bashën: LSI nuk merr lekë që të vendosë deputetë apo kryetar bashkie në listë

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, nga emisioni “Opinion” ka dërguar një mesazh për liderin e opozitës Lulzim Basha ku nënkupton pazaret që ka bërë ai me listat e kandidatëve për deputetë.

Meta thotë se LSI nuk ka marrë para për të vendosur kandidatura në lista.

“LSI nuk merr lekë që të vendosë deputetë në listë dhe as kryetarë bashkiakë me lekë” nënvizon Meta.

I pyetur se cili ka dhënë para, Meta nuk citoi ndonjë emër konkret por tha se këtë mesazh duhet ta kenë të qartë demokratët.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...