Rama, ironi me premtimet e Bashës: Po fitove na premto që do na takosh me të vdekurit, se na ka marrë malli...!

8 Qershor 2017, 19:11Politika TEMA

Nuk rresht ironia e kryeministrit Edi Rama me rivalin e tij politik Lulziom Basha, dhe sidomos me premtimet e kreut demokrat ne fushate.

Të lutem Lul, na premto që po fitove do na takosh me të vdekurit, se na ka marrë malli,” tha Rama. Ky i fundit gjithashtu i ka bërë thirrje banorëve të Konispolit mos ta votojnë  kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Kreu i qeverisë tha se votat e dhëna Dules, janë të çuara dëm dhe të pavlefshme. Rama gjithashtu shtoi se gjatë këtyre 4 viteve, kreu i PBDNJ nuk i ka kërkuar asnjë investim dhe nuk ka bërë gjë tjetër veçse sherr në parlament.

Na shfaqet me Dashin e havasë dhe thotë se unë dhe Dashi do bëjmë republikën e re, asnjë votë Vangjel Dule se është vota më e pavleshme. Është vota e një verbërie të pashoqe.

S’më ka ardhur një herë të më kërkojë një investim, të më kërkojë një zgjidhje për një problem njerëzish. Vetëm në parlament për të nxitur sherr ishte.

Tani do votën nga minoriteti për Dashin e havasë, Dashi është histori tjetër, ai e do votën për Vangjelin. Çamët të votojnë Vangjelin që të kenë dhe Dashin, minoritarët të votojnë Dashin që të kenë dhe Vangjelin. Këto parti janë parti qokash, s’i keni për asnjë punë,” tha Rama.

 

Te ka mare malli per te vdekurit? Enveri gjithe jeten “vepra”, si puna jote. Kryvepren e beri kur ngordhi. Ti futja vetes per te pershpejtuar kryevepren, e keshtu takon edhe te vdekurit!

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje