Rama: Xhafaj do të jetë Ministër i Brendshëm pas 25 qershorit…!

Fatmir Xhafaj do të jetë Ministër i Brendshëm pas 25 Qershorit, nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka zbuluar ministrin e parë të kabinetit të ri qeveritar, gjithmonë nëse PS fiton zgjedhjet e 25 Qershorit.

Duket se puna e Xhafajt, edhe pse në pak muaj, i ka lënë mbresa kryeministrit Rama I cili nuk hezitoi të pranojë hapur se në rast të një fitoreje të socialistëve, Xhafaj do të rimarrë detyrën e Ministrit të Brendshëm që më 26 Qershor.

Megjithatë nga krahu tjetër, Rama vlerësoi edhe punën e bërë nga një tjetër ish-ministër I brendshëm në qeverisjen e tij si Saimir Tahiri.

Rama tha se si Xhafaj, ashtu edhe Tahiri kanë bërë një punë mjaft të madhe në drejtim të goditjes së trafikut të drogës.

Rama: Lufta kundër kanabisit, dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrant, si Tahiri ashtu edhe Xhafaj kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës.

Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si Ministër i Brendshëm

Vasili: Fatmir Xhafaj do të rikthehet në detyrë si ministër?

Rama: Po patjetër

Vasili: Pra na zbuluat emrin e ministrit të parë të kabinetit qeveritar nëse fitoni zgjedhjet

Rama: Po patjetër

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *