Shkodër/ Dëmshpërblimi, banorët e përmbytur në qeverisjen e Berishës: Do protestojmë dhe ditën e votimeve kundër…Ramës

Banorët e përmbytur të zonës së Mbishkodrës dhe Nënshkodrës kanë protestuar përpara prefekturës së këtij qarku për dëmshpërblimet ende të padhëna të përmbytjeve në vitet 2010-­2011.

Kjo është një nga protestat e shumta të këtyre banorëve, të cilët kërkojnë nga qeveria që të dëmshpërblehen. Sipas tyre, paratë që po shpërndahen aktualisht për dëmet e shkaktuara në bujqësi, të cilat i ka miratuar qeveria, po përdoren për qëllime politike në fushatën elektorale.

Protestuesit për rreth 30 minuta kanë bllokuar makinat në rrugën e pedonales, duke zhvilluar kështu debate edhe me forcat e policisë.

Ne jemi sot këtu për të protestuar për një të drejtë tonën, që na takon me ligj.

Nuk po kërkojmë lëmoshë dhe asgjë të këtij lloji, por vetëm paratë që shteti na i ka borxh ne. Dëmet më të mëdha i kemi në banesat tona dhe jo te bujqësia.

Pastaj edhe ato para që po shpërndahen gjoja për dëmshpërblimet në bujqësi, janë duke u dhënë nga kryetarë të partive socialiste apo persona të tjerë politik. Kjo është e papranueshme për ne dhe nuk do të ndalemi duke protestuar derisa të fitojmë këtë të drejtë tonën”, deklaroi Paulin Maçaj, një prej organizatorëve të protestës.

Mark Simoni nga Velipoja shprehet se ka një dëm prej 10 milionë lekësh të vjetër në banesën e tij dhe nuk i ka marrë ato para ende pas 6­7 vitesh.

Kam shkuar për të paguar energjinë elektrike dhe më thanë se nuk të është ulur asgjë. Unë sapo po vij nga zyrat e OSHEE. Nga ana tjetër, më thonë se paratë e dëmshpërblimeve janë përdorur për të shlyer energjinë elektrike, por në fakt kjo nuk është e vërtetë.

Tani askush nuk di të japë një sqarim të saktë. Ajo që duam ne, janë paratë e dëmshpërblimeve për dëmet që na janë shkaktuar në banesa. Aty vetëm unë kam rreth 10 milionë lekë të vjetër për të marrë. Vlerësimet e dëmeve janë bërë dhe shteti I ka të gjitha listat tona, por e bëjnë me qëllim dhe nuk na i japin”, shprehet Simoni.

Banorët paralajmërojnë se do të protestojnë edhe më 25 qershor, ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare, ndërsa deklarojnë se do të bojkotojnë këto zgjedhje duke mos marrë pjesë.

Ne nuk ndalemi te kjo kërkesë që kemi për të na dhënë dëmet që janë shkaktuar në shtëpitë tona. Në rast se qeveria nuk merr asnjë masë, atëherë do të protestojmë edhe më 25 qershor dhe nuk do të marrim pjesë në zgjedhje fare.

I bëjmë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura, në të kundërt bojkotojmë zgjedhjet”, shprehet Pjetër Gjoni nga —Mali Jushit, Bashkia Vau i Dejës.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shkodër/ Dëmshpërblimi, banorët e përmbytur në qeverisjen e Berishës: Do protestojmë dhe ditën e votimeve kundër…Ramës”

  1. shkodrani jo kataundar says:

    E kam une zgjidhjen.
    Mos votoni PS-ne qe nuk ju dha leket por votoni qeverine e PD-se qe ju permbyti, keshtu do te keni prap mundesi me ja kerku leket qeverise socialiste..

  2. kokrra e atyre qe organizojne kte “proteste idiote” ,
    jane me prejardhje jo shqiptare .
    jane bashku ne shkader formacionet islamike ,malezez,serb ,
    qe jane kunder Shqiperise .
    sa posht ka aren Shkoderlocja !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *