“Shpërthen” Idrizi ndaj grekëve: I garantoj se kthimi në truallin tonë është vetëm çështje kohe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër pas ankesës së ambasadores së Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës.

Idrizi ka sqaruar se ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve është një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë duke e konsideruar edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar.

“Ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit nga krahina shqiptare e Çamërisë në sheshin Skënderbej është jo vetëm një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë, por edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar.

Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar janë vendosur gurë nga të katërta anët e trungut etnik shqiptar dhe kuptohet që Çamëria është pjesë e pamohueshme e historisë së kombit tonë.

Përpos kësaj, më habit se si gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar.

Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megali Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke.

Prandaj i bëj thirrje ambasadores greke, që të heqi dorë nga çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën apo për të shtrëmbëruar historinë e Çamërisë, dhe të pranojë njëherë e mirë që ai truall që është zaptuar dhunshëm nga shteti grek, ka të zotët e vetë, dhe ata janë shqiptarë,” shkruan Idrizi në Facebook.

Ndërkohë në fund Idrizi jep garancinë se dita kur çamët do të kthehen në trojet e tyre është duke u afruar gjithnjë e më tepër.

“Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohë. #VeçNjëAtdhe thotë Idrizi. 

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Shpërthen” Idrizi ndaj grekëve: I garantoj se kthimi në truallin tonë është vetëm çështje kohe”

  1. Andreas says:

    Pordhe me rigon Idriz çami! Tani qe do mbetesh edhe pa karrige ne parlament, do perfundosh si Niku me dylbi!

  2. AC/DC says:

    Bo,booo c’kane per te hequr greket e shkrete (ose me sakte by…. e tyre) nga gjuha e trimit legjendar te turko-cameve!!! Eh Shqiperia e shkrete ne dore te kujt ka rene!

  3. KARAXHIC +SHEQERE =SALI says:

    Ο Idriz…mos u mundo te fitosh vota me deklarata nacionaliste se jane shume te demshme ,edhe vete Camerit e debuar e dine shume mire qe nuk kane per tu kthyer kurre ne vendet e tyre .Pramdaj mos i fryni zjarrit kote dhe mundohuni te gjeni frymen e bashkepunimit me greket se ne Greqi jetojne me shume se 500-600 mije shqiptare ,dhe kjo deklarate nuk eshte e mire per asnje pale

    1. Fadil Xhemajli Maravalij Frankfurt says:

      une sa poe kuptoj ky zotria nuk asht tu dhan asnji deklaratë nacionaliste përveq se deklaron për Çamet do të kthehen nga ja dëbur me terror e dhunë q’njerzore që kan ushtrue ndaj Popullit Çamë të pafajshum…!
      Nese ti je pesimist dhe nuk e ndihmon ket incijativë e as nuk beson që dot kthehen…, atëher mbylle Gojen tane dhe lejoij njerzit të pinojnë punenen e tyre….!

  4. Fajin e ka enveri qe ju pranoi ne Shqiperi

  5. lani says:

    O Shpetim langua!Ku do kthehesh ti o debil pas pak…kohesh,ne te sat eme? Ke ndermend ti te ndryshosh historine dhe realitetin qe te ka lene shume vite drite mbrapa? Apo dhe ti i ngjan lul hollandezit qe genjen dhe per oren dhe ne cdo ore te dites dhe arrin deri atje sa dhe t’u besoje genjeshtrave te tija.Mblidh mendjen o idiot me diplome.Vertet eshte fushate,vertet do te shtosh numurin e votave dhe nga 1 apo 2 deputete do t’i besh prape dy apo e shumta 3,por mos u tall me inteligjencen e njerezve.Ata qe do te te votojne e kane mbledhur mendjen,s’merr dot asnje vote me shume.Nuk kane nevoje per koronat e tua raciste e luftenxitese.E di ti apo jo se ne Greqi rrojne vetem me dokumenta rreth 700 mije emigrante shqiptre dhe po t’u shtosh dhe ata qe jane pa dokumenta e kalojne milionin? Pse ne menyre te ndergjegjeshme kerkon t’ua besh atyre apo dhe te tjereve qe vene poshte e lart periodikisht per hallet e tyre,semundje etj jeten malore? Mblidh mendjen dhe njehere dhe hape hapin aq sa te takon e mos kerko qiqra ne shenendre e mos shiko enderra ne diell.Po ke vegla kerko ne rruge administrative te mos demtohen emigrantet shqiptre ne greqi nga pala greke duke u zbritur vleren e pensionit shqiptar te tyre nga vlera e pensionit grek qe do marrin ne greqi kur t’u vije koha (me ane te vertetimit qe u kerkon pala greke nga sigurimet shoqerore shqiptare) dhe mund te shtosh ndonje vote po ta realizosh ti dhe qeverria shqiptare dhe mos e rendo me teper situaten tashme te renduar te tyre.Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *