Skënder Gega nis negociatat me Kukësin, së shpejti pjesë e kampionëve

Skënder Gega shumë shpejt do të behët pjesë e stafit drejtues të skuadrës së Kukësit, për të ndihmuar kampionët e Shqipërisë në rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampioneve dhe për të mbrojtur fronin e Superiores.

Sipas burimeve brenda klubit, gjatë ditëve të fundit ka pasur kontakte të vazhdueshme mes Gegës dhe presidentit Safet Gjici, për të marrë detyrën e drejtorit teknik në radhët e Kukësit.

Ai do të jetë pika e ndërlidhjes me trajnerin Ernest Gjoka i cili për momentin vazhdon planifikimin e tij për të përgatitur ekipin për edicionin e ri, shkruan Panorama Sport.

Pritet që para fillimit të grumbullimit, Gega të nënshkruajë zyrtarisht me verilindorët dhe të prezantohet nga Gjici, në mënyrë që të jetë pranë ekipit që në javën e ardhshme dhe të koordinojë me Gjokën për ndërhyrjet në merkato.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *