Tekniku i Shëndetësisë harron mjekësinë, theksi i vetëm: Mos u përfshini në zgjedhje

8 Qershor 2017, 18:08Politika TEMA

Për ministrin teknik të Shëndetësisë, Arben Beqiri  më e rëndësishme është  mospjesmarrja e admininistratës në fushatën zgjedhore.

Ai ka qenë sot në një takim me personelin shëndetësor në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për të mos u përfshirë në zgjedhje.

Teksa personeli ka pritur këshilla mbi fushën e mjekësisë, ai theksin e ka vendosur vetëm tek vendimi për pjesmarrjen në fushatë që sipas z. Beqiri duhet njohur dhe respektuar.

Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë është shprehur se burimet njerëzore, mjetet dhe materialet e tjera, pronë e administratës shtetërore nuk do të përdoren në asnjë rast për qëllime elektorale por do të jenë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe të shëndetit të publikut.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion numrin e gjelbër 0800 8111 dhe e-mailet përkatëse ku punonjësit e institucioneve shëndetësore mund të denoncojnë çdo rast abuziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje