Yjet që nuk e prekën trofeun e Champions League

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Champions League trofeu i munguar. Një ndër kompeticionet më të rëndësishme në botën e futbollit, një ndër trofetë aq shumë të dëshiruar për cdo skuadër apo futbollist. Janë të shumtë ata emra që kanë lënë gjurmë në Champions, por nuk janë të paktë dhe ata që edhe pse bota i njeh si legjenda të futbollit, por që nuk kanë mundur dot kurrë përgjatë karrierës së tyre të përkdhelin trofeun veshgjatë.

Francesco Totti kapiteni legjendar i Romës, i cili vetëm pak javë më parë i dha lamtumirën skuadrës së tij dhe tifozëve verdhekuq është një ndër ata personazhe që nuk ka mundi dot të arrinte suksesin. Roberto Baggio personazhi karizmatik i futbollit italian. Fitues i “Topit të Artë” më 1993. Në fushën e blertë ishte i magjishëm, shumë tituj të fituar, pjesë e Juventusit, Milanti dhe Interit, por për fatin e tij jo të mirë, pavarësisht talentit që kishte “bishtaleci” ai nuk arriti dot kurrë të fitonte Champions League.

Lilian Thuram, kampion bote me Kombëtaren e Francës më 1998. Edhe pse ka qënë pjesë e tre klubeve të rëndsishem si Barcelona, Monaco dhe Juventus edhe ai i bashkohet listës së personazhe që i mungon ky trofe. Pavel Nedved, futbollisti cek, ka fituar jo pak me Juventusin, regjistron gjithashtu dhe një “Top të Artë” në karrierën e tij, së bashku me Dennis Bergkamp të Arsenalit dhe gjigandin suedez Zlatan Ibrahimovic, kanë të përbashkët talentin dhe sukseset me skuadrat e tyre, por dhe për ta mungon Champions League.

Diego Armando Maradona ose sic e thërrasin ndryshe El Pibe De Oro. Dhuronte spektaktel në fushë. Për qytetin e Napolit emri i tij është i shenjtë, kujtohet ende më shumë fanatizëm. Kampion Bote me Kombëtaren e Argjentinës në finalen e botërorit kundër Italisë më 1986, por dhe Pibe De Oro nuk arriti dot ta ngrinte trofeun veshgjatë. Romario një tjetër emër i madh, pjesë e kësaj liste, që i mungon ky sukses.

Së fundmi portieri legjendar i Juventusit, Gianluiggi Buffon. Mbrëmja e Cardiffit, ndoshta ishte hera e fundit për të që mund të luante në një finale e Champions League. Për të kjo është hera e dytë brënda tre vitesh që i shpëton nga duart Champions. Ende nuk e ka përcaktuar ditën kur do të largohet edhe pse me paraqitjet e tij, tregon se është garanci për portën e “Zonjës së Vjetër” ku i dihet ndoshta mrekullia për të mund të ndodhë përpara se ai të varë dorezat në gozhdë.

I fundit, por jo nga rëndësia, në këtë listë të gjatë me emra të mëdhenjë, që i kanë falur tifozëve të futbollit, emocione të pafundme, gola spektakolar, lotë gëzimi dhe hidhërimi është Ronaldo fenomeni. Sambën braziliane ai e bentë në fushën e blertë. Me topin vallëzonte, fitoi ku do ku luajti. Kampion Bote me Kombëtaren e Brazilit, 1994 dhe 2002. Fituesi i dy “Topave të Artë”. Champions League mungon në CV e tij. Shumë emra, një pafundësi kujtimesh, një oqean me emicione i kanë dhuruar sport dashësve dhe pavarësisht se ky trofe i mungon, emrat e tyre janë gdhëndur thellë në memorien e gjithë secilit prej nesh./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *